Lajmi Fundit
prev next

Sot do të shqyrtojmë dy rrugë të tjera të tërthorta që mund të na devijojnë nga rruga e kënaqësisë – rruga e Krishtit.

E para është gracka e krenarisë. Krenaria qëndron në thelbin e dobësive tona. Krenaria e prezanton veten si drejtësi, por në realitet, ajo është egoiste. Krenaria pengon lutjet tona sepse kërkojmë të lavdërojmë veten në vend që të lavdërojmë Perëndinë në të gjitha gjërat. Ajo nxit arrogancën ndërsa vendosim besimin tonë te vetja në vend që ta vendosim tek Zoti.

Përqendrimi ynë tek vetja do të çojë vetëm në pakënaqësi. Por nëse e vendosim shpresën tonë te Krishti, kemi gëzim të madh dhe qëllim hyjnor:

Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira. (Titit 2:11-14)

Një tjetër shmangie nga kënaqësia është mungesa e bujarisë. Edhe kur jeta bëhet e vështirë financiarisht, një person bujar mund të mbetet i gëzuar. Zoti dëshiron që ne t’i japim Atij nga dashuria dhe mirënjohja, jo nga detyrimi ose për hir të paraqitjes. Perëndia është i shqetësuar për zemrën e dhënies sonë.

Marku 12:41-44 na jep një shembull të dhënies bujare dhe me gjithë zemër:

Jezusi . . . u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar; shumë të pasur hidhnin shumë.Erdhi një e ve e varfër dhe hodhi dy monedha të vogla, domethënë një kuadrant. Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha atyre: ”Ju them në të vërtetë se kjo e ve e varfër ka hedhur në thesar më shumë se të gjithë të tjerët. Sepse të gjithë hodhën aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjithë sa kishte për të jetuar”.

A keni përjetuar ndonjë devijim në ecjen tuaj të krishterë? A po e lejoni krenarinë të drejtojë rrugën tuaj? A vazhdoni të jeni akoma bujarë?

Lutje: Atë, më fal që kam devijuar here pas here dhe kam ndërmarrë rrugë të tërthorta. Më ndihmo t’i identifikoj dhe kapërcej këto pengesa në mënyrë që të gjej kënaqësinë time vetëm tek Ti. Lutem  në emër të Jezusit. Amen.

“Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.” (1 Timoteut 6:6).

Munde Depresionin!
Një mik që më frymëzon

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>