Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.”
C’varg i mrekullueshëm! Thjesht mendoni se cfarë thotë ky varg për ne, për të gjithë ata që janë ndjekës të Krishtit. Ne jemi kryqëzuar me Krishtin. Kjo gjuhë është shumë e qëllimshme. Mendoni për fjalët që Jezusi u tha dishepujve: “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,”. Kështu, kryqi nuk është thjesht vendi i vdekjes së Krishtit, por është vend i vdekjes edhe për ne.
Si ndjekës të Krishtit, ne kemi vdekur për veten tonë, ne e kemi kryqëzuar veten tonë. Ne jemi kryqëzuar me Krishtin deri në atë pikë, ku nuk rrojmë më ne, por Krishti jeton brenda nesh. Ky është një shkëmbim i mrekullueshëm. Jeta jonë është shkëmbyer me jetën e Krishtit. Vetë Krishti jeton tani në mua. Nuk jam më unë, por Krishti që jeton në mua. Nuk jeni më ju, por Krishti që jeton në ju. Po, ne jetojmë në mish cdo ditë, por si jetojmë? Ne jetojmë me anë të besimit në Birin e Perëndisë. Jo thjesht jemi shpëtuar në pikën fillestare të shpëtimit me anë të besimit, por edhe jetojmë me anë të besimit. Cdo ditë e jetës sonë, është me besimin tek Jezusi dhe jetojmë me anë të besimit në Birin e Perëndisë. Ne zgjohemi në mëngjes dhe themi, ashtu sic thamë kur u shpëtuam: “Nuk mund ta bëj këtë i vetëm. Kam nevojë që Ti të më shpëtosh.” Ne zgjohemi cdo mëngjes dhe themi: “Nuk mund t’ia dal i vetëm sot. Kam nevojë që Ti të jetosh përmes meje. Të besoj Ty dhe dua që Ti të jesh urtësia ime, të jesh forca ime, të jesh mbështetja ime, të jesh gëzimi im. Unë jetoj me anë të besimit në Ty.”
Pjesa e dytë e vargut thotë: “jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.” Oh, është kaq bukur të jetosh me anë të besimit në Atë që na do aq shumë, sa dërgoi Birin e Tij të vdiste për ne. Ai na do kaq shumë! Krishti na do kaq shumë! Ja se cfarë thotë Galatasve 2, vargu 20: “Krishti është në ju, të krishterë, dhe Ai ju do aq shumë, sa që mund t’i besoni Atij drejtimin e jetës suaj.”
Oh Perëndi, ne të lavdërojmë Ty për këtë realitet të lavdishëm dhe për këtë varg. Ne të lavdërojmë Ty që kemi vdekur për veten tonë dhe kemi vdekur për mëkatin. Perëndi, na ndihmo të bëjmë një jetë të kryqëzuar sot. Na ndihmo të vdesim cdo ditë, ashtu sic Jezusi na ka thirrur të bëjmë, ta mohojmë veten tonë përditë, të vdesim për veten tonë dhe për tendencën për të mëkatuar, të vdesim për egoizmin tonë. Zot, ne duam të jetojmë në Ty dhe duam që Ti të jetosh në ne. Jezus, ne duam që jeta jote të jetë jeta jonë, ne duam që Ti të kontrollosh, të drejtosh dhe të udhëzosh mendimet dhe dëshirat tona, fjalët dhe vendimet tona, cdo gjë që ne bëjmë sot.
Ne lutemi që Ti të jetosh në ne. Na ndihmo të besojmë tek Ty cdo ditë dhe të mos i kthejmë sytë nga vetja jonë. Na ndihmo të jetojmë me anë të besimit në Ty, duke ditur se Ti na do. Faleminderit për mënyrën se si na do, faleminderit që dhe veten Tënde për ne. Faleminderit për kryqin dhe që pagove cmimin për mëkatin tonë, që ne të mund të kemi një jetë në Ty dhe të mos i trembemi më vdekjes.
Ne të lavdërojmë Ty për dashurinë Tënde, ndërsa Ti jeton brenda nesh. Lutemi që Ti të jetosh sot në ne, për lavdinë Tënde përmes nesh. Në emër të Jezusit, amen.