Verna Birkey na tregon për një çift. Ata po kalonin vështirësi në martesë. Sa herë që donin të flisnin, kjo bëhej diçka e pamundur. Problemi qëndronte tek koha e papërshtatshme. Njëri nuk ishte gati të dëgjonte, kur tjetri dëshironte të fliste. Kështu ata përdorën një sinjal. Ky sinjal u jepte mesazhin nëse mund të flisnin ose jo.
Për të pasur një martesë të mirë, duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin. Komunikimi është më shumë sesa të flasësh. Mënyra si i drejtohemi njëri-tjetrit bën të gjithë diferencën. Përpara se të flasësh, pyet veten, “ A është kjo koha e duhur? A është personi i gatshëm për të më dëgjuar?”
Bibla thotë “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t`u japë hir atyre që dëgjojnë. ( Efesianët 4:29).
Le të ndalojmë pak tek ky varg. Fjalët tona duhet të jenë të shëndetshme. Ato duhet të ndihmojnë të tjerët të ndërtohen, e jo të dekurajohen. Qëndrimi ynë duhet të jetë i drejtë. Fjalët tona duhet të plotësojnë nevojat e tyre , jo thjesht nevojat tona. Pyet veten” Si t’i përmbushim nevojat e të dyve?” Fjalët duhet t’u bëjnë mirë atyre që i dëgjojnë.
Kur duam që diçka të ndryshojë, ndonjëherë na duhet që të themi gjëra të dhimbshme. Megjithatë fjalët tona duhet të sjellin shërim. Tregohu i duruar. Prit kohën e duhur për të folur.