Tu japësh disa monedha fëmijëve në rrugë nuk është një ndihmë sepse ato mund ti shkojnë tutorëve të tyre, mund të përdoren për drogra apo ua japin prindërve, që shpesh i shpenzojnë për alkool dhe substanca ilegale.
Kështu që, si mund të ndihmojmë kur përgjigja nuk janë paratë? Do të ndajmë me ju më poshtë disa gjëra që mund të bëni.
- Punë vullnetare
Edhe pse nuk je pjesë e Korpusit të Paqes nuk do të thotë që nuk mund të ndihmosh. Përveç programeve të vullnetarizmit, ti mund të bësh pjesën tënde, qoftë edhe për një ditë. Nëse kërkon një mënyrë të drejtpërdrejtë se si të ndihmosh fëmijët në rrugë, shko në kishën lokale, apo në një organizatë që ka për qëllim ndihmën e të tillë fëmijëve. Atje mund të pyesësh nëse kanë nevojë për ndihmë. Gjithashtu mund të interesohesh për ndonjë program lokal apo shkollor ku mund të marrësh pjesë.
- Dhuro një moment
Gjëja më e thjeshtë por më me vlerë që mund ti japësh një fëmije është koha. Në vend që ti largosh për të vazhduar rrugën tënde, kalo kohë me ta duke i pyetur për emrat, për çfarë pëlqejnë të bëjnë apo për lojrat e tyre të preferuara. Bujari nuk do të thotë të japësh gjëra. Të ndash pak nga vetja është një dhuratë më e bukur.
- Hani bashkë
Nëse ke krijuar lidhje me një fëmijë në veçanti, të hani darkë bashkë është një mënyrë e mirë për të kaluar kohë me dikë ndërkohë që i lejon edhe të shijojnë një vakt të ngrohtë. Hani së bashku në një mensë dhe jo në fast food . Jo vetëm që ushqimi është më i shëndetshëm por do ta bëj fëmijën të ndihet më lirshëm dhe më i sigurt.
- Ndaj botën tënde
Të japësh gjëra si stilolapsa, ëmbëlsira apo rroba është një alternativë e mirë por ka edhe problemet e veta. Ajo ngjall materializmin dhe i bën fëmijët që ti shohin njerëzit si një mundësi për të marrë sende dhe dhurata. Kur jep lapsa apo tullumbace më shumë shkakton zënka mes fëmijëve dhe ata mësojnë të kërkojnë gjëra. Kështu që në vend se të ndash sende me ta, ndaj biseda.
- Luaj me fotot
Një mjet tjetër i mirë është kamera. Fëmijët e pëlqejnë shumë dhe eksperiencat tregojnë se, ata kënaqen dhe bëjnë fytyra qesharake, madje thërrasin edhe shokët e tjerë. Nëse mundesh, tregojua rezultatin, dhe të jesh i sigurt që do të kesh dhjetëra fëmijë që mezi presin të bëjnë një raund tjetër me poza të çuditshme.
- Jepu një foto apo diçka qe t’ju kujtojnë
Nëse do të lesh një pjesë të vetes tënde te ata, mund ti lesh një foto tënden. Mund ta bësh akoma më personale duke lënë një shkrim apo vizatim pas saj.
- Mësoni njëri tjetrin
Edhe nëse nuk je tip artistik, ti mund t’i përfshish fëmijët në art spontan dhe punë dore dhe është një mënyrë e mirë që të çlirosh kreativitetin e tyre. Projekte të vogla si p.sh tu mësosh atyre të bëjnë aeroplan me letër apo të bësh byrzylyqe me rripa do të jenë aktivitet me shumë përfitime. Sepse nëse dëshiron të bësh diçka akoma më të madhe mund ta përfshihesh në një organizatë që i shet këto sende për bamirësi.
- Dhuro në organizatat lokale
Monedhat e tua nuk kanë vlerë në rrugë por mos harro që ka mënyra të tjera për ti dhuruar ato. Ti mund të shkosh në shkolla dhe organizata dhe të dhurosh libra apo materiale shkollore.
Nuk ka mënyra të përcaktuara se si mund të ndihmojmë fëmijët në rrugë por varfëria është një çështje globale dhe të gjithë fëmijët në të gjithë botën meritojnë një të ardhme, prandaj çdo mënyrë vlen. Ne nuk mund të ndihmojmë këdo por gjithsecili mund të ndihmojë dikë.