A po e kalon jetën duke patur frikë nga ajo që mendojnë të tjerët?
Disa njerëz, kur vështrojnë veten në pasqyrë shikojnë vetëm një zog të trishtuar e të vogël, i cili nuk ka vetëvlerësim. Një zog, që ndihet i refuzuar dhe i kundërshtuar nga të gjithë shpendët e oborrit të shtëpisë sepse nuk e pëlqejnë, as pamjen dhe as ecjen e tij. E megjithatë, ky zog nuk e shikon se çfarë mjelme e bukur është përbrenda, edhe pse ajo bukuri ka qenë atje brenda tij tërë kohën.
Në të vërtetë, shumë njerëz vuajnë nga vetërefuzimi, mendojnë se nuk zotërojnë ndonjë vlerë personale. Megjithatë, ashtu si ky zog i vogël, për të përcaktuar vlerën e tyre të brendshme, ata shikojnë pamjen e tyre të jashtme. Nëse do të mund të shikonin atë që shikon Perëndia, do të sillte një ndryshim shumë të madh.
“Mos ia shiko as pamjen as shtatgjatësinë, sepse unë e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.” (1 Samueli 16:7)
Shtatë hapa për vetëpranimin
- Unë e pranoj Fjalën e Perëndisë, që thotë se jam krijuar në shëmbëllimin e Tij. (Zbulesa 1:27)
- E pranoj veten si të pranueshëm për Krishtin. (Romakëve 15:7)
- E pranoj që nuk mund ta ndryshoj veten time. (Romakëve 9:20–21)
- E pranoj faktin që do të bëj gabime. (Filipianëve 3:12–14)
- E pranoj kriticizmin dhe përgjegjësinë për dështimet e mia. (Psalmi 32:5)
- E pranoj faktin që nuk do të më pëlqejnë, apo duan të gjithë. (Gjoni 15:18, 20)
- I pranoj rrethanat e pandryshueshme në jetën time. (Romakëve 8:28)
“Duke qenë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.” (Filipianëve 1:6)
Një pamje e vlerës tënde të dhënë nga Perëndia
Për të kuptuar plotësisht se sa i çmuar je, përqafoji këto fjalë si qëllimet e tua personale:
- Përpiqu të eliminosh qëndrimet dhe besimet negative për veten. (Filipianëve 4:8)
- Fito një kuptim shpirtëror të dashurisë për veten tënde. (Galatasve 5:14)
- Refuzo ta krahasosh veten me të tjerët (2 Korintasve 10:12)
- Falënderoje Perëndinë për dashurinë e Tij të pakushtëzuar për ty. (Psalmi 48:9)
- Shpreso për premtimin e Perëndisë, se Ai do të të japë formë që të jesh si Krishti. (Romakëve 8:29)
- Dorëzoji talentet dhe aftësitë e tua ndihmës ndaj të tjerëve. (Romakëve 12:6–8)
“Ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët.” (Efesianëves 4:1)