Ka shumë mënyra se si ne mund të reagojmë ndaj një stuhie. Ne mund të përpiqemi të ikim nga burimi i tij, ose mund ta mbajmë veten aq të zënë, sa të mos kemi kohë për të menduar për të. Por këto metoda njerëzore nuk do ta ndalojnë stuhinë, as nuk do të na ndihmojnë të mësojmë prej saj dhe ta përdorim atë për të mirën tonë dhe të të tjerëve.
Si dëshiron Zoti të reagojmë ndaj stuhive tona?
Ai dëshiron që ne t’i nënshtrohemi me gjithë zemër vullnetit të Tij dhe të bëhemi shërbëtorë të gatshëm kudo që Ai na thërret.
Kur u përball me stuhinë e tij, Jona e dinte se çfarë duhej të bënte. Ai u tha marinarëve: “Më zini dhe më hidhni në det dhe deti do të qetësohet, sepse unë e di që kjo furtunë e madhe ju ra mbi kokë për shkakun tim”.
Jona e dinte se nuk mund t’i fshihej sovranitetit të Zotit. Kur u tha marinarëve ta hidhnin në det, Jona po deklaronte se ai po dorëzohej në duart e Perëndisë.
Kur Jona iu dorëzua Zotit, “deti i tërbuar u qetësua”.
Jona 1:15: Pastaj e zunë Jonan dhe e hodhën në det dhe tërbimi i detit u fashit.
Stuhitë në jetën tonë qetësohen atëherë kur ne pendohemi për mëkatin. Për sa kohë që ndodh mosbindja, ne do të lëkundemi në ato valë të stuhishme. Por kur kërkojmë fytyrën e Zotit, Ai do të na japë forcën për të përballuar stuhitë, për të thelluar besimin tonë dhe për të jetuar planin e Tij më të mirë për jetën tonë.