Nga:

Si të jetosh në paqe me humbjen e pësuar . . .

pexels pixabay 414017Nëse mendon se “Askush nuk do t’ia dijë për dhimbjen tënde,” – dije që Jezusi do t’ia dijë!

Nëse mendon: “Askujt nuk i bëhet vonë për hidhërimin tënd,”– dije që Jezusi do t’ia dijë!

Nëse beson se: “Askujt nuk i bëhet vonë për pikëllimin tënd,”– dije që Jezusi do t’ia dijë!

 

Jezusi  e njihte pikëllimin. Ai u përgojua dhe fshikullua, u përçmua dhe u rrah, u kritikua dhe kryqëzua. Megjithëkëtë, Bibla thotë: “Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht.” (1 Pjetrit 2:23)

Kur ti shikon se dikë po e fyejnë, kur dëgjon që dikush po përgojohet, kur vështron dikë që po vuan, atëherë e di që ai person jo vetëm që e kupton pikëllimin, por edhe e ndjen atë. Kur Jezusi jetoi në tokë, ata që e shikonin panë fyerjet e padrejta që iu bënë Atij . . . dëgjuan shpifjet e padrejta që iu bënë Atij . . . panë vuajtjet e padrejta që i bënë Atij. Për rrjedhojë, ata e dinin se Ai qe dikush i cili edhe mund ta kuptonte pikëllimin e tyre, edhe të kujdesej për atë pikëllim.

Ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t`i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar. Le t`i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje. (Hebrenjve 4:15-16)

Çfarë është një pikëllim i shëndetshëm?

Sa herë që humbisni dikë apo diçka shumë të rëndësishme përjetoni një ndjesi të qëndrueshme dhimbjeje, e cila përfundon në një periudhë normale pikëllimi.

Puna me pikëllimin e shëndetshëm përfshin . . .

— Pranoje që e kaluara do të jetë gjithnjë në të kaluarën

— Pranoje që e tashmja ofron qëndrueshmëri dhe rëndësi

— Pranoje që e ardhmja përmban mundësi të reja

Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.” (Psalmi 34:17-18)

Si t’i lësh gjërat të shkojnë

  • Reflekto me zë rreth historisë që ke me atë gjë që ke humbur.
  • Pranoje atë histori si një pjesë të përhershme të të kaluarës tënde, por jo më si pjesë e të tashmes tënde.
  • Shpreh çfarëdo gjëje të pambyllur që të kesh rreth të kaluarës tënde zgjidhe, çfarëdo çështjesh apo ndjenjash që të kanë mbetur përbrenda (si për shembull pishman apo mëri), duke i zbrazur e duke u dhënë fund.
  • Zgjidh që të falësh çfarëdo fyerje që ti mund të jesh duke mbajtur ende përbrenda, e hiq dorë nga çfarëdo mendimi hakmarrës që mund të kesh.
  • Lëre të kaluarën që të mbetet në të kaluarën, e zotohu të heqësh dorë nga përpjekjet për ta bërë atë pjesë e të tashmes dhe e të ardhmes tënde. Beso këto fjalë . . . “Do të harrosh hallet e tua, do t`i kujtosh si uji që ka rrjedhur” ,(Jobi 11:16)

 

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI