Nga:

Shtatë këngët qe ju rikthejnë buzëqeshjen

 

Nëse dëgjojmë  lajmet akrashto flasin vetëm për gjera tragjike dhe shume te trishta. Bota sot sa po vjen edhe po behet me e egër dhe pa shpresë. Ne fund të ditës dhe aktiviteteve ne kemi nevojë për pak çlodhje dhe buzëqeshje. Muzika sjell gëzim, ajo ka çelësin që ta bëj një njeri të buzëqesh edhe kur ai nuk e ka nisur ditën ashtu siç duhet. Për të rikthyer buzëqeshjen në fytyrat tuaja dhe për një zemër të buzëqeshur, Perëndia punon në shume mënyra.

Këto janë shtatë këngët që ju bëjnë të buzëqeshni  sot

7.“You Will Never Run” Rend Collective

Duke parë videon dhe muzikë e këngës, “You Will Never Run” ju menjëherë do të buzëqeshni. Përveç mesazhit të rëndësishëm që Perëndia  është gjithmonë pranë,  Rend Collective është përpjekur shumë të na shikojë të qeshur dhe të na kujtojë se Zoti do të na shoh të lumtur.

[iframe_video type=”youtube” id=”ONYUM3v35S4″ width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

6. “Write Your Story” Francesca Battistelli 

Write Your Story “është një nga këngët më të preferuara dhe një nga hitet më të mëdha të Francesca Battistelli ,për shkak të të vërtetave të thjeshta që kjo këngë përmban. Ky version përfshin disa instrumente të reja. Me pëlqen historia qe Perëndia shkruan në jetën time – cila pjesë e historisë tënde të bën të buzëqeshësh?

[iframe_video type=”youtube” id=”FBmDCDbmtpc” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

5. “This Is Living”  Hillsong Young & Free (feat. Lecrae)

Energjia  dhe tingujt shpirtëror përhapen me këtë këngë .Mund te jetosh vërtet në  liri kur i beson Krishtit. Ka shume arsye për të buzëqeshur. Perëndia shkëlqen kudo dhe në çdo situatë – shiko përreth se si Perëndia ka ndikuar jetën tuaj.

[iframe_video type=”youtube” id=”tsJEmLkphrI” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

4. “Who I Am”  Blanca 

A e di se kush je? Për Blanken është tepër e natyrshme sepse ajo e di që Perëndia e krijoi. “Kush jam unë” është dëshmia e sinqertë e Blankes  në lidhje me mënyrën se si ajo është e sigurt se kush është. Kur ju e kuptoni këtë gjë ju çliroheni nga zinxhirët e përpjekjes për tu përshtatur me standardet që dikush tjetër ka vendosur.

[iframe_video type=”youtube” id=”af5QnuMVAlk” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

3.“Soul On Fire” Third Day (feat. All Sons & Daughters)

Kënga “Soul On Fire” do të bëjë zemrën tuaj të buzëqesh. A e kujtoni momentin kur i dhatë zemrën Krishtit? Jeni ndjerë të gjallë dhe të pandalshëm! Në qoftë se jeni të trishtuar, kjo këngë do e bëjë shpirtin  tuaj të digjet nga mrekullitë që Zoti ka bërë në jetët tuaja.

[iframe_video type=”youtube” id=”LH9ciVDDi18″ width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

2. ”Impossible” Building 429

Për Perëndinë nuk ka asgjë te pamundur. Kënga “Impossible të jep shtysë për të ecur dhe për të buzëqeshur çdo ditë. Muzika dhe video e kësaj këngë  është e bukur për tu parë, plot  me ngjyra të ndritshme, duke na bërë të gjithëve të kërcejmë. E pamundur nuk është një fjalë që përshkruan Perëndinë apo fuqinë e Tij . Çdo gjë që është e pamundur për ne, për Perëndinë është e mundur.

[iframe_video type=”youtube” id=”zegqjuz4Cro” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

1.“Feel It”  TobyMac (feat. Mr. Talkbox) 

“Feel It “është një nga këngët e albumit të ri TobyMac  “THIS IS NOT A TEST” “dhe kjo do të bëjë që ju të buzëqeshni. Kënga na  kujton se si Perëndia na transformon përditshmërinë, se si Ai është gjithmonë me ne. Ai është aty me çdo vendim dhe madje edhe në momentet që ne të ndjehemi vetëm. “Feel It” është një këngë ritmike që të zgjon për të filluar ditën tuaj.

[iframe_video type=”youtube” id=”O8xGaE4S2gk” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI