Shpresa nxit këmbënguljen!

Shikoni përtej vështirësive aktuale dhe besojini Zotit, i cili po punon për të mirën tuaj.

Isaia 40:28-31

Dhimbja mund të shërbejë si paralajmërim se diçka në trup nuk është në rregull. Megjithatë, pas një dëmtimi fizik ose operacioni, parehatia është pjesë e rrugëtimit drejt rikuperimit. Në raste të tilla, shumë njerëz tundohen të lënë dhimbjen t’i pengojë të punojnë gjatë proçesit të rikuperimit për të rifituar forcën dhe të lëvizin lehtë. Për këtë arsye, fizioterapistët shpesh i sfidojnë shpesh pacientët e tyre që ta tejkalojnë zonën e tyre të rehatisë. Ata e dinë se një rezultat i mirë  nuk varet nga durimi i dhimbjes vetëm një ose dy herë dhe më pas heqja dorë, para se të përfundojë rikuperimi.

Rikuperimi i suksesshëm varet nga shpresa e pacientit për një të ardhme më të mirë – me fjalë të tjera, ata duhet të shikojnë përtej rrethanave të tyre aktuale të pakëndshme dhe të dhimbshme.

Isaia e kuptoi se edhe të rinjtë që janë të fortë kanë kufizime (Isaia 40:30). Atyre u shteron energjia. Dhe pengohen. Në të kundërt, profeti vuri në dukje se Perëndia nuk lodhet kurrë, as nuk ka kufizime për zgjuarsinë e Tij (Isaia 40:28). Duke kuptuar lodhjen tonë, Ai na thërret të presim në Të (Isaia 40:31). Në të njëjtën kohë, Ati ynë e kupton se pritja mund të jetë edhe më e pakëndshme shpirtërisht dhe emocionalisht sesa përpjeka për të kaluar lodhjen me forcat tona. Por shpresa dhe besimi tek Ai mund të na ndihmojë të ngulmojmë dhe, me kalimin e kohës, të rritemi në mënyra që nuk i kishim imagjinuar kurrë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI