Lajmi Fundit
prev next

Shpërblimet për punën e bërë për Mbretërinë na presin në qiell, por Perëndia na bekon edhe në këtë jetë gjithashtu.

Hebrenjve 6:10

Në hirin e Tij, Zoti u jep falas shpëtimin atyre që besojnë në Jezusin. Nuk mund ta fitojmë dhe as e meritojmë. Megjithatë, Ati ynë e vëren kur jetojmë sipas vullnetit të Tij dhe Ai premton të na shpërblejë sipas asaj që kemi bërë për Të.

Zbulesa 22:12 thotë: “Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t`i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërëė”. Qoftë i madh apo i vogël, shërbimi i bërë në emrin e Jezusit do të bekohet. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm që veprimet tona të jenë për lavdinë e Krishtit. Nëse motivet janë egoiste, përfitimi i vetëm që marrim është lavdërimi (nëse ka) që dëgjojmë nga njerëzit në këtë jetë.

Ndërsa presim me padurim shpërblimet që do të jepen në qiell, disa bekime do i përjetojmë edhe në tokë. Për shembull, ka gëzim të madh kur lejojmë Perëndinë të bekojë të tjerët nëpërmjet nesh. Përveç kësaj, ka një ndjenjë të thellë përmbushjeje kur e çojmë një person te Jezusi dhe e mësojmë atë se si të ecë me besim.

Shërbimi ndaj të tjerëve është një përfitim dhe një përgjegjësi e madhe. Ne duhet t’i shqyrtojmë me lutje motivet tona për t’u siguruar që qëllimi ynë është të lavdërojmë Krishtin. Vetëm atëherë do të marrim bekimet e plota të Perëndisë – shpërblime të dhëna jo vetëm në përjetësi, por edhe në tokë.

Si ndikojmë ne tek fëmijët tanë
A mund t’a sfidojmë kulturën e Botës?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>