A është ndryshuar përgjithmonë jeta jote nga kurthi i ngritur nga një lidhje jashtëmartesore?
Martesa ishte ideja e Perëndisë. Perëndia kërkon një përkushtim që zgjat gjithë jetën në martesë. Nga Fjala e Tij, dimë që Perëndia do t’i gjykojë ata që shkelin besëlidhjen martesore. Mësimet e dhimbshme të kurorëshkeljes, na mësohen shumë mirë në historinë e më të famshmit të kurorëshkelësve, mbretit David.
Fakti që Davidi kujtohet si një mbret i madh dhe si një njeri sipas zemrës së vetë Perëndisë (1 Samueli 13:14) tregon shërimin e plotë që Perëndia mund të kryejë edhe pas një lidhjeje të tmerrshme jashtëmartesore. Megjithatë, Davidit iu desh të përballej edhe me pasojat e mosbindjes së tij, krime në familje, trazira politike, dhunë dhe vdekje për sa kohë që ishte gjallë.
Tek Hebrenjte 13:4 fjala e Zotit thotë: Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.
Shtatë Hapa Shpengues për Kurorëshkelësin
- Rrëfeje kurorëshkeljen! (Jakobi 5:16)
- Përkushtoja veten tërësisht partnerit tënd beslidhor! (Malakia 2:14–15)
- Priti të gjitha lidhjet me palën e tretë! (Fjalët e Urta 6:27)
- Zgjidh se për çfarë do të mendosh kur të tundohesh! (Filipianëve 4:8)
- Shqyrto dallimin ndërmjet dashurisë dhe epshit! (Efesianëve 5:25)
- Llogaritni koston! (Fjalët e Urta 6:32)
- Komuniko pikëllim të perëndishëm! (2 Korintasve 7:10)
Tek Jakobi 5:20 fjala e Zotit thotë: Le ta dijë se ai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh.