Fjalët e urta, kapitulli 4, vargu 23. “Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.” Sa i thjeshtë ky urdhërim! Sa urdhërim domethënës, të cilin duhet ta mbajmë në vëmendjen tonë! ” Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes.” Ne duhet ta ruajmë më kujdes zemrën tonë, dhembshurinë tonë, vëmendjen tonë, dëshirat e zemrës sonë, gjërat në të cilat përqëndrohemi. Ka një arsye përse, kur Jezusin e pyetën se cili ishte urdhërimi më i madh, Ai u përgjigj: “Duaje Zotin Tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë forcën tënde.” Zemra është burimi nga i cili rrjedh jeta jonë. Ne tundohemi cdo ditë, që t’ia japim zemrën tonë gjërave të kësaj bote, në mënyra që na largojnë nga Perëndia, në mënyra që njollosin pastërtinë e zemrës sonë para Perëndisë, dhe të mos kemi më atë zemër, që është paracaktuar të dojë Perëndinë. Vendi ku vendosim dashurinë tonë dhe ku përqëndrojmë mendjen, do të drejtojë cdo gjë në jetën tonë.

Perëndi, ne lutemi të na ndihmosh të përqëndrojmë dashurinë tonë tek Ty, të mos ia japim zemrën gjërave të botës dhe njerëzve, të cilët mund të na largojnë nga dashuria me gjithë zemër për Ty. Na ndihmo të të duam Ty me gjithë zemrën, mendjen, shpirtin dhe forcën tonë, në një mënyrë që na bën të lirë të duam njerëzit e tjerë si veten tonë, në një mënyrë që na bën të lirë t’i duam njerëzit e tjerë sic duhet dhe të jetojmë me drejtësi, sepse ne të kërkojmë Ty me gjithë zemrën tonë. Perëndi, ruaje zemrën tonë. Na ndihmo të mos e vëmë dashurinë tonë mbi gjëra të rastësishme, sepse ne e dimë që burimet e jetës sonë dalin nga një zemër që të jepet e gjitha Ty. Perëndi, ushqeje zemrën tonë. Na ndihmo të rritemi sot në dashurinë për Ty, në dëshirën për Ty, ndërsa reflektojmë mbi dashurinë e mrekullueshme, të jashtëzakonshme, të pamatshme, që Ti ke për ne. Na ndihmo të ruajmë zemrën tonë sot. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI