Rreziku i kompromisit!

Të gjithëve na kujtohen ditët e shkollës kur ishim para provimeve. Shkonim rregullisht në shkollë—dhe prapëseprapë na kapte paniku kur vinte ora e testimit. Sigurisht, e dimë se këto provime dhe teste ishin për të mirën tonë. Ishin matësit e njohurive tona, nxirrnin në pah pikat tona të forta dhe të dobëta dhe na udhëhoqën drejt së ardhmes. Edhe në aspektin shpirtëror ne përballemi me testime—të cilat ndryshe nga ato të shkollës këto janë tregues të së ardhmes sonë të përjetshme.

Herë pas here duhet ta shqyrtojmë veten nën drejtimin e Frymës së Shenjtë dhe të jemi gjithmonë gati për t’u testuar. Tek letra e  2 Korintasve, apostulli Pal shkroi atë që i mësoi Perëndia që i dha fuqi për të jetuar pozitivisht në Krishtin  edhe në mes të frikës, burgosjes dhe fshikullimit. Në përfundimin e kësaj letre, ai thotë: “Analizoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj!” (2 Korintasve 13:5).

Korintasit e asaj kohe kishin rënë në të njëjtën grackë në të cilën kanë rënë sot disa nga mësuesit tanë modernë. Nëse studentët nuk po ecin me hapin dhe nuk janë të suksesshëm  në shkollë, disa besojnë se standardet janë shumë të larta—kështu që i ulin ato.

Më keq se në sistemin arsimor kjo po ndodh edhe në kishat e Jezu Krishtit. Njerëzit nuk duan të besojnë se Jezusi është e vetmja rrugë për në qiell dhe jetën e përjetshme. Disa kisha pak a shumë thonë, “Le ta ujisim të Vërtetën dhe të mos flasim për kryqëzimin apo ringjalljen. Nuk duam t’i ofendojmë njerëzit—ata janë pjesa më e rëndësishme e kishës. Përkundrazi, do të flasim  më shumë për marrëdhëniet dhe komunikimin e mirë.

Apostulli Pal do të na thoshte se ky lloj kompromisi çon vetëm në zhgënjim dhe shkatërrim. Pali na thotë se për të pasur paqen dhe sigurinë e shpëtimit tonë, duhet të besojmë plotësisht Fjalën e Perëndisë.

Lutje: Zot, më ndihmo të shikoj se ku i kam ulur standardet në jetën time. Më fal për çdo kompromis që kam bërë dhe më jep besim të patundur për lavdinë Tënde dhe të mirën time. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë!” (1 Korintasve 10:12).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI