Abrahami e kuptoi se Perëndia kishte një plan më të madh për jetën e tij. Prandaj, ai e zhvendosi fokusin nga bota përreth tij drejt përjetësisë. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për ne.
Sprovat me të cilat përballemi në këtë jetë nuk mund të krahasohen me lavdinë që një ditë do të jetë e jona. Por mund të shijojmë parajsën edhe gjatë kohës që jemi në tokë. Pasi e pranojmë Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tonë, ne birësohemi në familjen e Perëndisë. Emrat tanë jo vetëm që janë të shkruar në Librin e Jetës së Qengjit, por gjithashtu janë të regjistruar edhe në Mbretërinë së Perëndisë.
Me nënshtetësinë tonë që nuk ka të bëjë me botën ku jemi, mund të jetojmë me ndjesinë e shpresës së përjetshme për të ardhmen. Gjeni kohë për të lexuar të gjithë kapitullin e Hebrenjve 11 dhe do të zbuloni se Abrahami nuk është i vetmi, jeta e të cilit ndryshoi nga përkushtimi ndaj Perëndisë.
Një aspekt i besimit të Abrahamit që e veçoi atë dhe besimtarët e tjerë të Dhiatës së Vjetër nga besimtarët e Dhiatës së Re gjendet te Hebrenjve 11.
Të gjithë këta vdiqën në besim, pa marrë premtimet e bëra, por i panë ato për se largu dhe u bindën dhe i përshëndetën ato me gëzim duke rrëfyer se janë të huaj dhe shtegtarë mbi dhe.. . . . Por ata tani dëshirojnë një atdhe më të mirë, domethënë qiellor; prandaj Perëndisë nuk i vjen turp të quhet Perëndi i tyre, sepse u bëri gati atyre një qytet. (Hebrenjve 11:13, 16)
Ai ka përgatitur të njëjtin qytet edhe për ju. Për shkak se Jezus Krishti ju ka shpëtuar nga mëkatet tuaja, mund të shijoni grimca qiellore ndërsa jetoni në tokë dhe e adhuroni Atë.
Lutje: Zot, faleminderit për dhuratën tënde të shpëtimit. Na mëso gjithçka që duhet të dimë për Ty dhe na lejo të të shërbejmë sot. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.
“ Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,,….” (Filipianëve 3:20).