Tek Luka 9:62, Jezusi i tha: “Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë.” Jezusi po thotë se çdo gjë e bërë me gjysmë zemre nuk llogaritet. Për t’u zotuar plotësisht para Perëndisë, duhet të shohim me qëllim para.
Qëllimet dhe ambiciet botërore kanë një tendencë të na zhgënjejnë. Nëse i keni vënë vetës një qëllim për jetën, çfarë ndodh pasi e realizojmë atë qëllim? Pas ngazëllimit fillestar të arritjes, zbrazëtia dhe dëshpërimi fillojnë të zenë vend sepse nuk na ka ngelur më se çfarë të ndjekim. Nuk ka vend për ambicie sepse tashmë kemi plotësuar gjithçka që synonim.
Por synimet hyjnore nuk zhgënjejnë, sepse vepra e Mbretërisë nuk ka fund. Kur angazhohemi t’i shërbejmë plotësisht Krishtit, shumë shpejt do e kuptojmë se synimet tona në këtë tokë janë të qëndrueshme. Shërbimi, lutja dhe dëshmia jonë nuk kanë fund. Gjithmonë ka më shumë për të bërë për lavdinë e Perëndisë, më shumë për të mësuar se si të kemi një marrëdhënie më të thellë me Perëndinë dhe mrekullitë e pafundme të Perëndinë për t’i shpallur kësaj bote që dëshpërimisht ka nevojë për Të (shihni Psalmi 40:5; Jobi 9:10). Ne kemi një mision që zgjat tërë jetën – ta lavdërojmë Perëndinë dhe ta bëjmë atë të njohur. Para nesh kemi një garë dhe dëshira e Perëndisë është që ne të qëndrojmë të fokusuar në përfundimin e saj, për të mirën tonë dhe për gjërat e mira që Ai ka planifikuar që të bëjmë në emrin e Tij.
Çfarë ju mban peng nga e kaluar dhe nuk ju lë të ecni para? Çfarë ju mban larg nga vrapimi i garës me gjithë forcën tuaj? “Ju ishit duke vrapuar mirë. Kush ju pengoi që të mos i bindeni të vërtetës?” (Galatasve 5:7) Ndërsa shqyrton synimet tuaja për këtë vit, mos u merrni shumë me dështimet ose sukseset e kaluara. Përkundrazi, lutuni për një dëshirë nga Perëndia për të punuar drejt së ardhmes.
Lutje: Atë, për këtë vit lutem që të kem synime hyjnore të cilat do të më mbajnë të fokusuar drejt së ardhmes, dhe jo në të kaluarën time. Në emër të Jezusit lutem. Amen.
Dhe thanë: “Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell.” (Veprat e Apostujve 1:11).