Nga:

Pse themi Gëzuar Krishtlindjen!

Sot, ka të krishterë të cilët besojnë se të qenit njeri i mirë është rruga drejt shpëtimit. Ata nuk e ndjejnë se kanë nevojë për dikë që t’i shpëtojë sepse mëkatet e tyre janë shumë të vogla. Mjafton që shkojnë në kishë dhe nuk kanë bërë kurrë mëkate “të mëdha”. E vërteta është se po humbasin pasi besojnë një gënjeshtër.

Bibla thotë se secili prej 7.9 miliardë njerëzve që jetojnë sot ka lindur me mëkat. Ky mëkat na u transmetua gjenetikisht nga Adami dhe Eva – rrënja e një sistemi mëkati që ekziston në çdo person. Ashtu si Adami dhe Eva, duam t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës tonë. Duam të drejtojmë jetët tona dhe Zotin ta adhurojmë vetëm me fjalë. E justifikojmë mëkatin tonë dhe minimizojmë pasojat e tij. Për shkak të turpit fshihemi nga Zoti dhe njerëzit. Në vend që të rrëfejmë mëkatin dhe t’i drejtohemi një Perëndie të dashur për çlirim, kapemi pas rrënjëve të hidhura të frytit helmues të mëkatit dhe humbasim në të.
Perëndia dërgoi Birin e Tij Jezusin për të na çliruar nga të gjitha mëkatet tona. Perëndia e di se ne nuk mund ta të çlirohemi nga mëkati vetë. Ne jemi të përsosur dhe të plotësuar vetëm nëpërmjet besimit në veprën e përfunduar të Shpëtimtarit tonë të pamëkat, Jezu Krishtit.

Në Krishtlindje, ne festojmë lindjen e Shpëtimtarit. Biri i përsosur, i pamëkat i Perëndisë erdhi nga qielli, jetoi një jetë të vëahtirë dhe vdiq në kryq. Ai derdhi gjakun e Tij dhe u ringjall në ditën e tretë për të provuar fuqinë e Tij mbi vdekjen dhe mëkatin.

Ne themi, “Gëzuar Krishtlindjen”, sepse e dimë se mëkatet tona – e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja – janë falur të gjitha kur vijmë tek Jezu Krishti. Lindja, vdekja dhe ringjallja e tij na kanë sjellë paqen me Perëndinë. Plani i tij i shpengimit është plot me mirësi ndaj njerëzve. Është një dhuratë që ne e festojmë, jo vetëm në Krishtlindje, por çdo ditë të jetës sonë.

Lutje: Atë, faleminderit që sa herë them fjalët, “Gëzuar Krishtlindjen”, më kujtohet ajo që bëre për mua dhe dhuratën Tënde për botën. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Lavdi Perëndisë në vendet më të larta dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!” (Luka 2:14)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI