A e keni ndonjëherë të vështirë të besoni në dashurinë e Zotit, që Ai ju do me të vërtetë? Ndoshta jeni aq i vetëdijshëm për dobësitë tuaja, saqë mendoni: “Pse do të më donte mua Zoti? Si mund të më dojë Ai?”
Dwight L. Moody, ungjilltar i mirënjohur, tregonte një histori për një fermer që u gjet i gjunjëzuar para varrit të një ushtari. Dhe dikush e pyeti: “Pse i kushton kaq shumë rëndësi këtij varri? A është varrosur djali juaj në të?”
“Jo,” tha ai, “Gjatë luftës në familjen time ishin sëmurur të gjithë kur mua më thirrën. Nuk e dija si mund t’i lija në atë gjëndje. Një nga fqinjët e mi erdhi dhe më tha: ‘Do të shkoj unë në vendin tënd; Sepse nuk kam familje.’ Por gjatë një beteje fqinji u plagos dhe më pas vdiq. Dhe, zotëri, kam ardhur nga larg për të shkruar mbi varrin e tij këto fjalë: “Ai vdiq për mua”.
Ti dhe unë mund të shkruanim të njëjtat fjalë, në kodrën e Kalvarit – vendi ku u kryqëzua Jezusi. Atje Shpëtimtari zuri vendin tuaj dhe vdiq për mëkatet tuaja – për tuajat dhe të miat gjithashtu – në mënyrë që ne të mos vdisnim. Mund të thuash të njëjtat katër fjalë që fermeri kishte shkruar: “Ai vdiq për mua”.
Bibla thotë: “Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për vëllezërit.” “Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.- Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona.” (1 Gjonit 3:16, 1 Gjonit 4:9,10).
Miku im, nuk duhet të dyshosh kurrë nëse të do apo jo Perëndia– pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhesh. Dëshmi e asaj dashurie janë këto katër fjalë, “Ai vdiq për mua“.