Lajmi Fundit
prev next

Emisioni
Çelësi Im

12:00 & 22:00

Çelësi Im është një program këshillimi që trajton tema të ndryshme si dhe intervista e dëshmi nga jeta e personave real.

Çelësi Im
https://radio-7.net/wp-content/uploads/2015/01/Celsi-Im-Nivo-Slider-1.jpghttps://radio-7.net/wp-content/uploads/2015/01/Celsi-Nivo-Slider-2.jpghttps://radio-7.net/wp-content/uploads/2015/01/Celsi-Im-Nivo-Slider-3.jpg

Për folësen:

June Hunt është një drejtuese dinamike, puna e së cilës ka shërbyer si pikë referimi në fushën e këshillimit të krishterë. Autore librash, këngëtare dhe folëse, në vitin 1986 ajo themeloi “Shpresë për zemrën”. Kjo organizatë ka ofruar shpresë dhe ndihmë përmes këshillimit biblik dhe inkurajimit në njëzet e gjashtë shtete gjatë dy dekadave.

Pas shumë vite kërkimesh ajo krijoi “Këshillimi përmes Biblës”, një kurs këshillimi i bazuar në shkrime, në të cilat merret me gati njëqind tema, si martesa dhe prindërimi, depresioni dhe zemërimi, stresi dhe vetëvrasja. E frymëzuar nga ky kurs, June botoi “Çelësat e këshillimit biblik”, një bibliotekë këshillimi me subjekte të veçanta, e paracaktuar “t’i drejtojë njerëzit nga mendësia e gabuar në mendësinë e duhur dhe nga jetesa e gabuar në jetesën e duhur. “Çelësat e këshillimit” janë kthyer në themelin e zgjerimit të vazhdueshëm të shërbesës, ku përfshihet krijimi i “Institutit të Këshillimit Biblik për Shpresën”, në vitin 2002. Gjithashtu, “Çelësat e këshillimit” përbëjnë themelin e dy programeve të njohura radiofonike të shërbesës “Shpresë për zemrën” dhe “Shpresë në natë”.

June Hunt ka shkruar libra të panumërt, si libri me 31 meditime, “Të shohësh veten përmes syve të Perëndisë”,“Shërimi i zemrës së lënduar”. Libri “Përkujdesja ndaj një të dashuri me kancer” vjen nga eksperienca e saj si grua që i ka mbijetuar kancerit dhe tregon këndvështrimin e saj personal se si mund të shprehet më mirë dashuria dhe dhembshuria ndaj të dashurve me kancer. Librat e June Hunt kanë prekur shumë jetë njerëzish.

Seria e kësaj jave:

  1. 1Celesi Im - Pikellimi
  2. 2Celesi Im - Shpetimi
  3. 3Celesi Im - Prinderimi

Ju ftojmë të dëgjoni këto tre programe që June Hunt ka realizuar në studio e Radio 7 gjatë vizitës së saj në Shqipëri përpara disa vitesh. Inkurajohuni përmes Fjalës që ajo ka për ju!

Postime

Siguria e Perëndisë për Ty

Siguria e Perëndisë për Ty

“Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën e pë…Lexo më shumë

Të shohësh me sytë e zemërimit

Të shohësh me sytë e zemërimit

Tek Efesianët 4:26-27 fjala e Zotit thotë: Zemërohuni dhe mos mëkatoni. Dielli të mos perëndojë mbi …Lexo më shumë
Shërimi i dhimbjes nga një marrëdhënie jashtëmartesore  

Shërimi i dhimbjes nga një marrëdhënie jashtëmartesore  

A është ndryshuar përgjithmonë jeta jote nga kurthi i ngritur nga një lidhje jashtëmartesore?

Mar…Lexo më shumë

Përse njerëzit ecin në jetë pa patur drejtim?

Përse njerëzit ecin në jetë pa patur drejtim?

A e ke gjetur veten duke lëvizur pa drejtim në jetë? E di që jetës tënde i mungon drejtimi, por nuk …Lexo më shumë
Abuzimi me fjalë dhe ai emocional

Abuzimi me fjalë dhe ai emocional

“Kurrë nuk ke për t’u bërë dikushi!” . . . “Do doja të mos kishe lindur kurrë!” Fjalë të tilla në fë…Lexo më shumë

Comments.

  1. Armando Basha

    September 9, 2016 (00:37) Reply

    Ka kaluar kohe qe me ndodhte shpesh te gjendesha ne te njejtin vend jashte me radion ndezur ne oret e vona duke degjoja emisionin tuaj dhe gjeja veten ne shum tema dhe keshilla qe jepni, gjithashtu ngushellohesha me mendimin se jo gjithmone vetem Perendia na do pa kufi dhe pa interes ne, por edhe vet ne per njeri tjetrin mund te bejme shum te mira dhe te falim dashuri. Jeni vertet nje nga oazet e rralle per shpirtrat e lodhur qe nuk gjejn diku miresin dhe ngrohtesin qe aq shum i mungon botes dhe atehere kur njeriu mendohet i humbur gjen veten duke takuar shoke te mire si aidhe si ju.

    Ju faleminderit , bekime.

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

X