Në këtë libër, Dr. Michael Youssef na tregon shtatë hapat, që ai inkurajon të hedhë çdo besimtar, për t’u siguruar që ecja e tij/saj me Perëndinë ka një fillim të mbarë. Nga studimi i Biblës tek lutja, të qenit i shpejtë në të falur, të gjitha këto hapa që çdo besimtar duhet ti praktikojë çdo ditë, ndërsa jeton një jetë për Krishtin. Këto janë bazat për të krijuar themel të sigurt, në aventurën e besimit të krishterë.

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.