Revolucioni një ndryshim i papritur rrënjësor dhe tërësor nga mënyra se si bëhen gjërat zakonisht.

Revolucion! Vetë fjala nxit shpresë, ndez pasion dhe frymëzon besnikëri si asnjë fjalë tjetër në fjalorin njerëzor. Ai të sjell në mendje pamjet e një grupi shumë të vogël njerëzish të cilët nuk duan të jetojnë me siç kanë jetuar në të kaluarën.

“Unë besoj se ka ardhur koha për revolucionin tjetër botëror, më të madhin e të gjithëve.”- thotë Joyce Meyer. Ne nuk na duhet një revolucion i mbështetur në politike, ekonomi apo teknologji, çfarë na duhet është një revolucion dashurie.

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.