Shumë njerëz kërkojnë gjithë jetën e tyre dhe nuk arrijnë të gjejnë gëzimin dhe paqen për të cilin presin kaq shumë shpirtrat e tyre. Ata kërkojnë përmbushje në marrëdhëniet njerëzore, pronat materiale madje edhe në fe të rreme… vetëm për të gjetur, që asnjë prej tyre nuk mund ta mbushë zbrazëtinë që gjendet thellë në zemrat e tyre. Në librin “Gjetja e gëzimit që ke dashur gjithnjë”, Dr. Michael Youssef ju tregon sesi të gjeni burimin e vërtetë të një gëzimi dhe paqeje që zgjat, në një botë plot hidhërim, dhimbje dhe shqetësime. Ju nuk keni pse të vazhdoni të kërkoni për gëzimin, që zemra juaj mezi po pret. Zbuloni sot gëzim të pastër dhe të sinqertë në… “Gjetja e gëzimit që ke dashur gjithnjë”!

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.