Lajmi Fundit
prev next

Balancimi i nevojave e kërkesave me të cilat përballen prinderit nuk është aspak i lehtë. Të gjithë prindërit ndihen të stresuar herë pas here. Në mëndjen e një prindi kaplon pyetja nëse po bëjnë mjaftueshëm për fëmijët e tyre, nëse janë prindër të mirë. Në fakt, dashuria dhe përkujdesja ndaj fëmijës jepet falas. Po pjesa tjetër? Çfarë ndodh në “përballjen” e përditshëm të prindërve dhe fëmijëvë? Po Perëndia, si e rendit këtë “detyrë” të bukur të prindërve?

Urdhëresa e parë e Perëndisë në Shkrimin e Shenjtë, në Bibël, ishte për Adamin dhe Evën: jini të frytshëm dhe shumohuni”. Perëndia dëshiron që toka të mbushet me pasardhës të perëndishëm. “Dhe Perëndia i bekoi dhe u tha atyre, “të jeni të frytshëm dhe shumojuni; mbushni tokën e nënshtrojeni”(Zanafilla 1:28).  Teoritë e zhvillimit të fëmijës në botë flasin për konceptë të rëndësishme, që ka të bëjë jo vetëm me prindërimin por mbi të gjitha me pozitivitetin e këtij procesi.

Fëmijët kanë nevojë të disiplinohen.Të disiplinosh do të thotë të mësosh dhe jo të ndëshkosh. Disiplina pozitive është jo e dhunshme, e përqendruar në zgjidhje, e mbështetur në respekt, e bazuar në parimet e zhvillimit të fëmijës. Por, si ta zbatojmë disiplinën pozitive? Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kuptojmë arsyen përtej sjelljes. Eshtë detyra e prindërve që të kuptojnë se pse po e bën fëmija një sjellje të pavend. Sapo të kuptojmë arsyen e vërtetë që fshihet pas kësaj sjellje, mund të kontrollojmë edhe pasojat. Orientimi i sjelljes së fëmijës, është një tjetër pikë e rëndësishme. Ti japim vëmendje sjelljes së pëlqyeshme dhe jo asaj negative. Fëmijët duhet të rriten duke kuptuar dallimin mes të mirës dhe të keqes. Është e gabuar që t’i ofrojmë fëmijëve dhurata si shpërblim kur ata sillen mirë. Kjo i bën ata të mendojnë që gjithmonë duhet të paguhen kur bëjnë sjellje të mira. Kjo nënkupton që nuk duhet ti “korruptojme” .

Keni menduar ndonjëherë sesi mund të përmirësoni veten e të shkoni drejt një prindërimi pozitiv? Për këtë, ju duhet që të duani fëmijët tuaj pavarësisht se çfarë bëjnë. Mos korrigjoni çdo gabim të tyre, shpenzoni kohë me ta, i jepni atyre siguri. Merrni kohë të pyesni dhe dëgjoni mendimet e fëmijëve tuaj, ju duhet të njiheni me proceset jetësore të tyre. Në bibël thuhet se përgjigja e embël e fashit zemërimin..(Fjalët e Urta 15:1), ndaj trajtojini fëmijët me ëmbelsi dhe shumë dashuri. Mbi të gjitha, ata do të mbajnë mend kohën që argëtoheni me ta! Bëjeni këtë më shpesh. Gjithcka tjetër rrjedh, por koha me fëmijët tuaj nuk kthehet më! Besojini Perëndisë udhëheqjen e prindërimit tuaj dhe me siguri ju do bëheni shembuj të Krishtit, për bijtë tuaj!

Çdo gjë është e mundur me Perëndinë!
Arsye për t’u lutur

Kur je në telashe dhe nuk e ke idenë se çfarë të bësh!
Shenjtëria e Perëndisë

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>