Para lindjes së Jezusit, Isaia profetizoi se Mesia do të ishte Princi i Paqes—Shpëtimtari, autoriteti i të cilit do të sillte çlirimin nga barra e mëkatit. Edhe pse shpesh e kërkojmë paqen në gjërat e gabuara—në sigurinë financiare, marrëdhëniet ose argëtimin—Perëndia është i vetmi që mund të na sjellë paqen e vërtetë.

Fjala hebraike shalom shpesh përkthehet “paqe”, por kuptimi i saj i plotë është më i thellë. Shalom është një ndjesi e plotësisë, e shëndetit dhe të jetuarit mirë. Shalom nënkupton siguri, shëndet të mirë, prosperitet, qetësi dhe kënaqësi. Shalom do të thotë favor, përmbushje, rivendosje, harmoni dhe pajtim. Perëndia është Zoti Shalom, Perëndia i paqes.

Shalom plotëson dëshirat më të thella të zemrës njerëzore dhe është masa më e madhe e kënaqësisë. Shalomi i vërtetë nuk mund të ekzistojë në një zemër që nuk ka në të Jezus Krishti. Shalom nuk mund të ekzistojë në një zemër që ndahet midis dashurisë për Zotin dhe dashurisë për botën. Nuk ka vend për paqe në një zemër që ushqen ankth, mosbesim, lakmi, zemërim ose hidhërim.

Mesia përmendet si Princi i Paqes tek Isaia 9:6. Edhe pse teksti përkthehet në “princ”, kuptimi origjinal i fjalës mishëron fuqinë e mbretit. Princi këtu ka autoritetin, delegimin dhe dinjitetin e plotë të mbretit. Vetëm kur Princi i Paqes të sundojë në zemrat dhe mendjet tona, mund të kemi paqe. Derisa t’i nënshtrohemi autoritetit dhe fuqisë së Tij, paqja jonë do të jetë jo e plotë.

Mund t’a përjetojmë paqen e përjetshme sepse vetë Jezusi u bë paqja jonë nëpërmjet sakrificës së Tij (shihni Efesianëve 2:14-18). Kur ne e lejojmë Atë të mbretërojë në ne, paqja fillon të mbushë shtëpitë tona, vendet tona të punës dhe marrëdhëniet tona. Një siguri e brendshme na mbush zemrat dhe mendjet tona ndërsa fillojmë të besojmë tek Ai.

A po përjetoni paqe në jetën tuaj? Apo ka ndonjë zonë ku nuk e keni lënë Jezusin të mbretërojë? Rrëfeni Perëndisë pengesat që keni vendosur, të cilat po e pengojnë paqen gjithëpërfshirëse të Perëndisë të mbushë zemrën tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë nuk të lëjon të keni paqe, kërkojini Frymës së Shenjtë t’jua tregojë. Nënshtrojuni udhëheqjes së Princit të Paqes sot.

Lutje: Jezus, Ti je Princi im i Paqes, dhe ta lë Ty kontrollin e jetës sime sot. Më trego fushat ku nuk të kam lejuar të mbretërosh. Faleminderit që ke marrë barrën e mëkatit tim dhe kam gjetur prehje në Ty. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

“Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes.” (Isaia 9:6).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI