Lexo: Efesianëve 6:1-3

Ana e hodhi librin e saj në tavolinë. “Këtë do ta kthej në bibliotekë dhe do të marr diçka tjetër për të lexuar,” tha ajo. “Historitë e këtij libri janë shumë qesharake. Nuk më pëlqen ajo që njerëzit bënë në një nga historitë që sapo lexova. Sidoqoftë, nuk mendoj se diçka e tillë mund të ndodhë ndonjëherë.”

“Për çfarë bëhet fjalë?” pyeti nëna. “A është histori e vërtetë?” Ana pa librin. “Në fakt, jo, besoj,” tha ajo. “Historia është për një burrë që jetonte me djalin e tij, Xhekun. Burri ishte i moshuar dhe i dridheshin duart. Kur hante, ndonjëherë i binin gjërat përtokë, kështu, gruaja e Xhekut i tha atij që të bënte një tas druri për të atin, që ai të mos thyente enët e mira. Xheku kështu bëri, por babai i tij vazhdonte ta derdhte ushqimin në tavolinë. Xheku dhe gruaja e tij u lodhën duke parë këtë që ndodhte, ndaj Xheku e detyroi babanë ta merrte tasin e drunjtë dhe të ulej në një qoshe të shtëpisë për të ngrënë. Por as kjo nuk mjaftonte. Ata u lodhën duke pastruar ushqimin në qoshe, prandaj e detyruan atë të hante jashtë në enën që përdornin kafshët.”

“Ah, e dashur!” thirri nëna. “Kjo është e tmerrshme!”

“Po, pra! Por ishte një pjesë që më pëlqeu,” vazhdoi Ana. “Xheku dhe gruaja e tij kishin një djalë të vogël, dhe një ditë ata e panë të birin duke punuar me thikë… duke gdhendur një copë druri. Xheku e pyeti se çfarë ishte duke bërë. ‘Po bëj gati një enë me qëllim që të jetë gati për ty kur të jesh plak dhe kur të vish për të jetuar me mua,’ tha djali.” Ana heshti për një moment; pastaj qeshi. “Më pëlqen që Xheku dhe gruaja e tij do të merrnin atë që meritonin, por ende mendoj që është një histori qesharake. Këto gjëra nuk ndodhin kurrë.”

“Epo, shpresoj të mos ndodhin!” tha nëna.

“Megjithatë… ne mund të mësojmë diçka nga kjo histori. Kjo tregon sesa gabim është të mos i nderosh prindërit dhe gjyshërit. Shumë njerëz nuk e bëjnë këtë.”

Ana pohoi me kokë. “Kejsi thotë se ndonjëherë i vjen turp për gjyshen e cila jeton me të. Ajo ka treguar se gjyshja e saj thotë gjëra shumë gjëra qesharake që nga koha kur pësoi një krizë dhe fytyra e saj është e vrarë në njërën anë. Por nëna e Kejsit thotë kjo nuk ka fare rëndësi.”

“Dhe ka të drejtë,” tha nëna. “Fjala e Perëndisë i udhëzon fëmijët t’i nderojnë prindërit e tyre. Kjo është diçka që duhet kujtuar në çdo kohë dhe me çdo kusht.”

Po ti i nderon prindërit e tu? Kjo përfshin bindjen ndaj tyre dhe të folurit mirë për ta; përfshin ndihmën që i japim kur ata kanë nevojë. A tregon respekt për gjyshërit? Po për të gjithë të moshuarit? Ndiq udhëzimet e Perëndisë në lidhje me këtë. Mëso të tregosh respekt dhe dashuri ndërsa je i ri. Trajtoji të moshuarit ashtu si ti do të doje të të trajtonin kur të plakesh vetë.

Nderoji prindërit e tu  !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI