Nuk duhet patjetër që të jesh fëmijë për të ngjyrosur. Ka shumë njerëz që nuk kanë ndaluar asnjëherë së ngjyrosuri edhe kur janë rritur. Fakti është se sipas New York Post, thuajse gjysma e librave më të shitur në Amazon ishin libra për t’u ngjyrosur nga të rriturit. Ky është një lajm i bukur dhe të ngroh zemrën.
Kjo do të thotë se njerëzit po largohen nga ekranet, po u rezistojnë tundimeve për të qenë në twiteer, për të bërë update statuset e tyre, për të kontrolluar e-mailet apo për të shkruar mesazhe- dhe në vend të kësaj ata kanë zgjedhur të krijojnë vetë diçka të bukur. Nëse ende nuk ke filluar të ngjyrosësh, ne po sjellim për ty 10 arsye se përse duhet të fillosh ta bësh këtë.
1.Të ngjyrosësh të ofron një mënyrë të ëmbël për të praktikuar prezencën.
Ne jetojmë në një shoqëri e cila ecën shumë shpejt dhe ndonjehërë të kuptosh rëndësinë që ke në këtë organizëm gjigand është sfida më e madhe, kështu që është normale që njeriu të ndihet i humbur në turmë. Të ngjyrosësh është një mundësi që të ndalosh, të ulesh qetësisht në zonën tënde të rehatisë. Ky ëshë një aktivitet që të ofron qetësi, vetë-afirmim dhe që ka avantazhin e të qënurit më pak kërkues, se sa praktikat e tjera që ndihmojnë trurin, por pa kaluar aspak në pasivitet.
2.Ngjyrosja rrit aftësinë tënde për t’u fokusuar. Përpjekja për të ngjyrosur brenda vijave të caktuara apo jashtë tyre, e fokuson trurin në një mënyrë që nuk i sjell atij stres. Kjo jo vetëm që të lejon të harrosh shqetësimet e përditshmërisë për një periudhë të shkurtër, por edhe e rifokuson energjinë tënde në një punë që ka lidhje me krijimtarinë.
3. Ngjyrosja bën që ti të mendosh më mirë. Ndërkohë që merresh me detajet e pikturave në librin e ngjyrosjes për të rritur dhe vlerëson ngjyrat që të duken estetikisht më të përshtatshme, ti aktivizon një zonë të mendjes e cila është përgjegjëse për organizimin dhe zgjidhjen e problemeve. Është njësoj si të shkosh në shkollë, vetëm se është më shumë qejf.
4.Të ngjyrosësh redukton ankthin. Ashtu siç u përmend më sipër, të ngjyrosësh të largon vëmendjen nga gjërat që mund të stresojnë dhe të fokuson në kryerjen e një punë kreative. Linjat që presin që të plotësohen në një faqe për t’u ngjyrosur, krijojnë një strukturë për procesin kreativ dhe të lejojnë që të kesh akses në pjesën e imagjinatës dhe kreativitetit të mendjes.
5.Të ngjyrosësh zgjon fëmijën që është brenda teje. Duke u përfshirë në aktivitete që ne kemi dashur kur kemi qenë fëmijë, ti kalon në një kohë kur ndihesh më i thjeshtë dhe gjërat rreth teje duken më të thjeshta- më përpara se të të përndiqte idea se duhet të bësh gjithçka për të siguruar jetesën, apo për të bërë para.Një nga vlerat që duhet ndjekur, është se duhet të marrim kënaqësi nga jeta për çdo ditë. Kështu që të ngjyrosësh mund të jetë një nga mënyrat më të shpejta dhe më argëtuese që mund të arrijë atë vend të fshehur brenda teje që është gati të japë gëzim dhe të mrekullohet
6.Të ngjyrosësh të ndihmon që të kesh një jetë më kreative.Shumë prej nesh u pëlqen që të jenë kreativë. Jeta jonë është shumë kërkuese. Ka shumë njerëz për të cilët duhet të kujdesemi, punë që duhen bërë, fatura që duhen paguar, duhet të kujdesemi për shëndetin tonë. Ndërkohë që brenda nesh shpesh ka një anë krijuese që duket se nuk e arrijmë dot. Të ngjyrosësh libra për të rritur është e thjeshtë. Nuk të duhet që të ndjekësh një kurs për këtë, apo të blesh gjëra që kanë shumë shpenzime, apo të kesh patjetër një hapësirë të madhe për të punuar. Mund të duhet vetëm një tavolinë e vogël, një libër për t’u ngjyrosur dhe disa ngjyra për të rritur krijimtarinë dhe për të kaluar një kohë vërtetë të këndshme.
7.Të ngjyrosësh është një veprimtari që tregon dashuri për veten. Sa herë që ne gjejmë kohë për veten tonë, sa herë që ne shpenzojmë energji në mënyrë që ndihemi të kënaqur me jetën tonë , ne zgjerojmë kapacitetin për të ndjerë gëzim.
8.Të ngjyrosësh mund të ndihmojë për të zhvilluar jetën tënde sociale.Në të gjithë botën ka klube ku njerëzit ngjyrosin, bëhen evente dhe festa. Ngjyrosja-një aktivitet me natyrë vetmitare- nëse bëhet në shoqëri me njerëz të tjerë që po ashtu ju pëlqen të ngjyrosin, bëhet shkak për ndërtimin e një komuniteti.