Përmes vështirësive!

Veprat e Apostujve 14, vargu 21. Kur ata i kishin predikuar Ungjillin atij qyteti dhe kishin bërë shumë dishepuj, u kthyen në Listra dhe në Ikon dhe në Antioki, duke forcuar shpirtin e dishepujve, duke i inkurajuar të vazhdonin në besim dhe duke thënë se ne duhet të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë, përmes shumë pikëllimesh.

 Këto vargje janë duke folur për kishat fillestare, që po mbilleshin nga udhëtimi i parë si misionarë i Palit dhe i Barnabës. Ata po predikonin Ungjillin në secilin nga këto qytete dhe më pas, u rikthyen atje dhe i forcuan dishepujt e i ndihmuan ata që të mblidheshin së bashku në kisha.

Por ajo që është interesante, në fund të vargut 22, thuhet: “duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.” Unë mendoj se është vërtet interesante që në fillimet e procesit të dishepullizimit për besimtarët e rinj, Pali dhe Barnaba po theksonin faktin se do të kalonin shumë pikëllime, në mënyrë që të hynin në Mbretërinë e Perëndisë. Kjo është një pjesë e dishepullizimit fillestar dhe ata po i përgatisnin për vuajtjet.

 Mirë, ata e dinin se këta besimtarë të rinj do të përballeshin me cdo lloj vështirësie në jetën e tyre, ngaqë ndiqnin Jezusin. Vecanërisht ndërsa shpallnin Krishtin e ndërsa punonin për të përhapur Ungjillin, do të përballeshin me persekutim, vështirësi dhe pikëllim, kështu që Pali dhe Barnaba po i inkurajonin që në fillim, që të ecnin përmes vështirësive, me besimin në Krishtin.

Kjo është dicka që duhet përvetësuar, apo jo? Në dishepullizimin tonë fillestar, sigurisht, sepse ne nuk jetojmë në botën romake të shekullit të parë me të njëjtët sfida si atëherë. Por pa dyshim që, nëse ne duam të bëhemi seriozë në ecjen tonë me Krishtin sot, seriozë në shpalljen e Krishtit dhe në ndarjen e Ungjilli, atëherë nuk do të jetë e lehtë për ne, në këtë botë.

  Gjërat do të bëhen më të vështira në këtë botë. Sa më shumë që ne t’i bindemi Krishtit dhe të shpallim Krishtin, në cilëndo kulturë në botë që nuk e preferon Atë, aq më e vështirë bëhet dhe jo më e lehtë, kështu, ne nuk duhet të cuditemi nga vuajtjet. Në të njëjtën kohë, ne mund të jemi të sigurt në mes të vuajtjeve, sepse e dimë që kemi një Shpëtimtar që vuajti dhe që na ngushëllon në vuajtjet dhe në pikëllimet tona. Dhe kjo është pjesë e domethënies që ka hyrja në Mbretëri.

E imagjinoj që ka njerëz që po ecin përmes vështirësive. Dikush mund të ketë vështirësi ngaqë është ndjekës i Krishtit dhe ngaqë ndan Ungjillin dhe unë dua të lutem vecanërisht për ata, por edhe për të gjithë ne, kur mendojmë vështirësitë me të cilat do të përballemi. Perëndia do të na ndihmojë në mbajmë një qëndrim të mirë gjatë vuajtjeve, ndërsa ecim në bindje ndaj Tij.   

 Perëndi, ne lutemi që ashtu si Pali, ta konsiderojmë një gëzim të madh që të njohim Ty dhe që përjetojmë miqësinë me Ty, edhe në vuajtjet tona. Zot, ne e dimë se pikëllimi do të vijë, vështirësitë do të vijnë ndërsa ne të ndjekim Ty dhe të shpallim Ty, dhe ndërsa punojmë për të bërë dishepuj në të gjithë kombet dhe për ta përhapur Ungjillin në ato vende ku ai ende nuk ka shkuar. Kjo nuk do të jetë e lehtë, kështu se lutemi që Ti të na ndihmosh.

Na ndihmo të mes të pikëllimit. Unë lutem për njerëzit që po kalojnë vështirësi tani, në besimin e tyre. Unë lutem që Ti t’u japësh besim në ato ditë, kur besimi bëhet i vështirë. Lutem që Ti të forcosh besimin e tyre, që Ti t’i mbash me dorën e djathtë të drejtësisë Tënde, që Ti t’i ngushëllosh dhe t’u japësh gëzim në mes të vuatjeve, sic i dhe Jakobit. Perëndi, unë lutem që Ti t’u japësh hir në pikëllimin e tyre sot dhe në vështirësitë me të cilat po përballen.

 Ne lutemi që Ti të na japësh sigurinë dhe guximin për të ndarë Ungjillin, edhe atëherë kur nuk është e lehtë, edhe atëherë kur vështirësitë shtohen.  Ne lutemi që të mos tkurremi në ndarjen e Ungjillit dhe në misionin tonë, ngaqë na kushton shumë. Lutemi që Ti të na ndihmosh të durojmë pavarësisht kostos që ka, duke ditur se Ti je shpërblimi ynë. Ne kalojmë vështirësi, por do të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë, sepse Ti je shpërblimi ynë dhe nuk ka përse të kemi frikë në këtë tokë, sepse përjetësia jonë me Ty është e sigurt.

Ne lutemi të na ndihmosh t’i kalojmë vuajtjet me qëndrimin e duhur, për lavdinë Tënde. Na ndihmo të ecim në pikëllim e në vuajtje me besimin në Ty dhe që gjatë këtij procesi, na ndihmo të të shpallim më shumë Ty, si Zot të mjaftueshëm dhe që na jep kënaqësi më shumë se cdo gjë tjetër në këtë botë. Ne emrë të jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI