Në pjesën e Torahut të kësaj jave do të fillojmë të studiojmë enët e ndryshme që ndodheshin në Tabernakull. Në këtë artikull të shkurtër do të flasim për tryezën. Tryezë e cila kishte një bukë të veçantë të vendosur mbi të, e njohur fjalë për fjalë si “buka e paraqitjes”. Kjo bukë piqej çdo të premte dhe ndahej në dy tryeza prej gjashtë vetash ditën e Shabatit. Parashahu thotë:
“Dhe do të vësh mbi tryezë bukën e paraqitjes, që do të rrijë vazhdimisht para meje.” Eksodi 25:30
Megjithëse thuhet më shumë për këtë bukë të veçantë të njohur në anglisht si “Showbread” tek Levitiku 24:5-9, ajo në të cilën dua të përqendrohem është fakti se teksti i lartpërmendur thotë se kjo bukë do të rrijë vazhdimisht përpara Zotit. Emri buka e paraqitjes vjen nga fjala “fytyrë” ose “përballë” ashtu si fjala “përpara”. Pse kjo bukë duhej të ishte gjithmonë përpara Zotit? Para së gjithash, tryeza mbi të cilën ishte vendosur buka e paraqitjes ishte jashtë të Shenjtit të Shenjtëve në atë që quhej Vendi i Shenjtë pranë shandanit. Në fakt, në leximin e Tevratit, tryeza e bukës së paraqitjes përmendet pak para shandanit, ndërsa tek Levitiku 24 shandani përmendet para tryezës së bukës së paraqitjes. Disa studiues kanë arritur në konluzionin se të dyja këto enë kishin rëndësi të barabartë.
Bukën e paraqitjes e hanin vetëm priftërinjtë; prandaj buka ishte një lloj sigurimi. Është e qartë se megjithëse buka hahej, çdo prift merrte vetëm një sasi të vogël nga pak për çdo ditë. Ndaj, ngrënia e bukës së paraqitjes ishte simbolike, por e madhe për nga rëndësia! Fakti që drita e shandanit shkëlqente vazhdimisht mbi bukën, ka bërë që disa të pohojnë se buka e paraqitjes nuk ishte për ushqim fizik, por për ndriçim shpirtëror. Me fjalë të tjera, priftërinjtë duhet të kujtonin ndërsa hanin bukën, se vetëm nëpërmjet ndriçimit të vërtetë, që vjen nga Zoti, ata mund t’i shërbenin Atij besnikërisht.
A po përpiqeni t’i shërbeni Perëndisë me anë të intelektit tuaj? Mësoni nga priftërinjtë, të cilët, kur shërbenin përpara Zotit, kujtoheshin çdo ditë se e vërteta vjen vetëm nga Zoti. Afrojuni Atij me anë të Frymës së Shenjtë dhe Fjalës dhe përgatituni që vetë Perëndia të jetë mësuesi juaj.