Të përdorësh kohën, paratë dhe energjinë tënde për vullnetarizëm dhe për të ndihmuar të tjerët jo vetëm e bën botën më të mirë , por të bën edhe ty mirë. Studimet tregojnë që çdo akt i të dhënit ndaj komunitetit rrit lumturinë, përmirëson shëndetin dhe mirëqenien. Le të shohim përftimet që mund të kemi sipas studimeve , kur i shtrijmë dorën dikujt që është në nevojë.
Altruizmi është ngjitës
Kur një person bën diçka të mirë, kjo shkakton një reaksion zinxhir të akteve të tjera altruiste. Një studim zbuloi që njerëzit tentojnë të bëjnë më shumë akte bujarie pasi kanë parë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Ky efekt mund të kalojë përmes komunitetit, duke frymëzuar qindra individë që të bëjnë ndryshimin.
Kur ndihmojmë të tjerët jemi më të lumtur
Një skuadër sociologësh gjurmoi 2000 njerëz gjatë një periudhe 5 vjeçare dhe zbuloi që amerikanët të cilët e përshkruanin veten si shumë të lumtur ishin vullnetar për të paktën 5.8 orë në muaj. Kjo gjendje mirëqenie mund të jetë produkt i të qenit më aktiv fizikisht si rezultat i vullnetarizmit, ose sepse i bën ata më aktiv në shoqëri. Kërkuesit gjithashtu mendojnë që të dhënit mund të përmirësojë gjendjen mendore të personave duke u shkaktuar një reaksion neurokimik që truri e njeh si shpërblim.
Kur ndihmojmë të tjerët, dhimbja kronike mund të reduktohet
Në një studim, njerëzit të cilët vuanin nga dhimbja kronike provuan të punonin si vullnetarë. Si rezultat, ata përjetuan një reduktim të simptomave të tyre.
Kur ndihmojmë të tjerët ulet presioni i gjakut
Nëse ke probleme me zemrën, doktori me siguri të ka thënë të heqësh dorë nga mishi i kuq, apo orët stresuese të punës. Gjithsesi, duhet të marrësh në konsideratë po ashtu të shtosh diçka në rutinën tënde, përshembull të nisësh një punë vullnetare të rregullt. Një kërkim tregoi që individë të moshuar të cilët dolën vullnetarë për të paktën 200 orë në vit ulën rrezikun e hipertensionit me 40 %. Me siguri kjo ndodh sepse ata përfshihen më shumë në shoqëri, gjë që çliron stresin që e shoqëron shpesh këtë sëmundje.
Kur ndihmojnë të tjerët, adoleshentët sillen më mirë
Sipas sociologëve, adoleshentët të cilët dalin vullnetarë kanë nota më të mira dhe perceptim më të mirë për veten.