Perëndia i bëri mashkull dhe femër

Njëherë një grua u lut: Zot i dashur, të lutem më jep urtësi që ta kuptoj tim shoq, dashuri për ta falur dhe durim për humorin e tij të paqëndrueshëm. Sepse, Zot, nëse lutem për forcë, kam për ta rrahur për vdekje.

Ne qeshim me këtë, por kam frikë se kjo është mënyra se si shumë gra do të pëlqenin të merreshim me problemet në martesë.

Lejomëni të ndaj me ju disa ide rreth burrave që mendoj se janë të rëndësishme:

  1. Burrat kanë ego të brishtë. Ata nuk duan që ne ta dimë këtë, por është e vërtetë. Burri juaj mund të jetë një ekzekutiv që drejton punën e dymijë punonjësve. Por vazhdon të ketë kohë kur është i pasigurt për aftësitë e tij, dhe të qenit mburravec është vetëm një mungesë vetësigurie.
  2. Fjalët tuaja kanë fuqi për ta ndërtuar atë ose për ta copëtuar zemrën e tij. Pse hezitojmë ndonjëherë t’i bërë komplimente bashkëshortit tonë ose për të theksuar pikat e tij të forta? Mbase kemi frikë se mos bëhen egoistë. Por në fakt, është e rëndësishme për ta që të dinë se ju i vlerësoni shumë ata.
  3. Seksi është shumë domethënës për burrin tuaj. Një nga arsyet për këtë është sepse çdo lloj performance është thelbësore për mënyrën se si ai e sheh veten. Kjo tregon se aftësia e tij për të performuar në shtrat lidhet me vetëvlerësimin e tij.
  4. Mos harroni që burrat dhe gratë i zgjidhin çështjet në mënyra të ndryshme. Ta zëmë se sapo keni diskutuar së bashku. Si do ai që t’i jepet fund diskutimit? Patjetër që me marrëdhënie seksuale. Ajo që ju doni është një pendim i vërtetë dhe një premtim që kjo nuk ka për të ndodhur më. Derisa kjo të ndodhë ju nuk jeni në humor për marrëdhënie seksuale. Megjithatë, ne duhet t’i pranojmë nevojat e ndryshme të njëri-tjetrit në martesë.

Vargu im i preferuar kur bëhet fjalë për martesën është ai që iu kemi mësuar fëmijëve tanë sapo ata kanë filluar t’i mbajnë mend gjërat. Efesianëve 4:32– “Jini të mirë dhe të përdëllyeshëm njëri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.” Këto tre qëndrime, “të mirë, të përdëllyeshëm dhe falës”, mund të bëjnë një ndryshim të jashtëzakonshëm në martesën tonë. Perëndia ju ndihmoftë të jepni hir gjatë kohëve sfiduese.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI