Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3
A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni për liri nga frika apo gjëra të tjera që ju mbajnë mbrapa dhe të mos realizoni ëndrrat tuaja? A po prisni dhe luteni për shpëtimin e miqve dhe të familjes? A po i besoni Perëndisë për sigurimin, favorin, ngritjen, nderimin dhe gjithë bekimet që gjenden në Fjalën e Tij?
A jeni lodhur duke pritur përgjigje për lutjet tuaja? Nëse jeni të zemëruar, duke pyetur “Kur, Perëndi, kur?”atëherë është e rëndësishme të dini që koha e Perëndisë është shpesh një mister. Ai nuk i bën gjërat sipas kohës sonë. Përsëri, Fjala e Tij premton që Ai nuk do të vonojë, as për një ditë.
Perëndia i bën gjërat të ndodhin pikërisht në kohën e duhur! Puna juaj është të mos zbuloni se kur, por të ndani mendjen që nuk do të hiqni dorë derisa të kaloni vijën e finishit dhe të jetoni në bekimet radikale dhe të mrekullueshme të Perëndisë! Sa më shumë i besoni Jezusit dhe mbani sytë të përqëndruar tek Ai, më shumë jetë do të keni. T’i besoni Perëndisë, do të sjellë jetë. Besimi sjell prehje. Ndaloni përpjekjet për të zgjidhur gjithçka, dhe lejoni Perëndinë të jetë Perëndi në jetën tuaj.
Lutje
Perëndi, e di që koha jote është e përsosur, edhe kur lodhem nga pritja. Më ndihmo të të besoj Ty dhe të pushoj në planin që Ti ke për mua.