Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. –EFESIANËVE 2:10
Për shumë vite isha e mjerë dhe e pakënaqur. Megjithatë, si shumë njerëz, unë shtiresha se gjithçka ishte në rregull. Ne njerëzit shtiremi për të mirën e të tjerëve, duke mos dashur që ata të dinë për mjerimin tonë, por shtiremi edhe për veten tonë që të mos përballemi dhe të merremi me çështje të vështira.
Ndoshta kjo ju përshkruan. Ndoshta e dini se si është të jesh një person nga brenda dhe një tjetër nga jashtë. Në jetën time, shtiresha se kisha vetëbesim dhe në disa mënyra isha. Megjithatë, unë kisha vetëv- lerësim shumë të ulët dhe i ashtuquajturi besimi im nuk bazohej vërtet në atë se kush isha në Krishtin. Ai bazohej në miratimin e të tjerëve, në pamjen dhe arritjet e mia dhe në faktorë të tjerë të jashtëm. Hoqa pjesën e jashtme sipërfaqësore dhe u tremba fort.
Erdhi dita kur kuptova se duhej të përballesha me të vërtetën dhe të ndaloja së shtiruri. Kur i hapim vërtet zemrat tona dhe e lëmë Perëndinë të veprojë në jetën tonë, ne mund të ndalojmë së pretenduari se jemi diçka që nuk jemi. Ne mund të jemi të lumtur dhe të lirë, duke shijuar njeriun që Perëndia e bëri secilin prej nesh.
Ne kurrë nuk jemi vërtetë të lirë derisa të jetojmë pa u shtirur dhe të jemi rehat me atë që jemi!