“Ata nuk flasin për asgjë…“
Lecrae, rreperi i mirënjohur vazhdon misionin e tij për të lënë gjurmë jo thjesht përmes muzikës dhe skenës, por duke qenë një shembull në kulturën urbane. Në albumin e tij ‘Anomaly’, ai bën një thirrje drejtuar industrisë së rrepit dhe dëgjuesve të saj, me një mesazh që flet për natyrën e zbrazët të këtij zhanri.
Në këngën, ‘Nuthin’ (Asgjë); rreperi fitues i dy çmimeve Grammy thotë, “ata nuk flasin për asgjë,” duke iu referuar brezit të sotëm të rreperave që duket se nuk kanë asgjë me vlerë për të diskutuar në rrepin e tyre.
Tekstet e LeCrae zbulojnë të vërtetën e pamohueshme: po humbasim thelbin në muzikën hip hop. Ai shkruan, “Ata nuk flasin për ligjet, apo për fëmijët që rrëmbehen nga nënat e tyre, nuk flasin për traumat, apo për përballjen me drogën.” Kjo është një nga ato këngë që mund të quhet “revolucionare” në botën e sotme të hip hopit.
Në një intervistë për revistën VIBE, ai pohoi se, “bota ka nevojë për artistë që janë të gatshëm të provokojnë me muzikën e tyre. Le të flasim për çështje si edukimi, racizmi apo besimi.” Lecrae duke folur hapur është tashmë një zë për të ardhmen e hip hopit. Në edicionin e 57 të ҫmimeve Grammy, ku vlerësohet muzika më e mirë e vitit, Lecrae mori çmimin Grammy për performancën më të mirë të krishterë bashkëkohore për këngën ‘Messengers’ bashkëpunimin me grupin for KING & COUNTRY.
Ky ҫmim i dytë Grammy në karrierën e Lecrae vjen menjëherë pas vitit të tij më të suksesshëm. Albumi ‘Anomaly’ i mirëpritur dhe vlerësuar nga kritika, u klasifikua i 1 në Billboard për 200 albumet më të mira, duke e bërë Lecrae një nga artistët më të njohur në hip hopin e krishterë.