Jemi bërë aq shumë të varur nga telefoni cellular, sa që kur harrojmë celularin në shtëpi, përjetojmë një ndjenjë ankthi. E kemi mendjen vetëm te bateria, kur ajo po mbaron dhe kur nuk e kemi karikuesin me vete, na duket sikur po na mbaron oksigjeni. Nëse edhe ju jeni ndjerë ndonjëherë kështu, atëherë nuk jeni të vetmit. Kërkimet e fundit kanë treguar se nomofobia, apo frika nga mungesa e celularit, është gjithnjë në rritje.
Kur bëhet fjalë për celularin, tek njerëzit janë vënë re disa lloje të shqetësimeve. Sipas një kërkimi të bërë nga psikologët e State University, njerëzit ndihen të pasigurt në rast se nuk kanë mundësi të telefonojnë ose t’i shkruajnë SMS një miku ose familjari.
Njerzit ndihen “bosh” në rast se nuk kanë akses në informacione, qoftë edhe për ndonjë kërkim nëpërmjet Google. Studimet e mëhershme kanë vërtetuar se 77% e të rinjve nga mosha 18 deri 24 vjeç e kanë të pamundur të qëndrojnë larg celularit, qoftë edhe për disa minuta.
Caglar Yildirim, profesor në State University, ka thënë se nomofobia është në rritje, por kjo ende nuk duhet të konsiderohet problem, pasi mungesa e një celulari ende nuk ndikon në shëndetin e njerëzve.