Kur i besojmë Perëndisë për gjërat që na shqetësojnë, besimi mposht fuqinë e ankthit.
Filipianëve 4:4-7
Ndonjëherë janë rrethanat ato që na shkaktojnë shumë ankth, por ka dhe raste kur jemi duke luftuar me një trazirë të brendshme. Pavarësisht se cila është arsyeja, ankthi nuk përputhet me paqen e Perëndisë, “që ja tejkalon çdo zgjuarsie” (Filip. 4:7). Kur ndiheni të shqetësuar, kujtoni se…
Zoti ju krijoi për një qëllim. Ati ynë zgjodhi kohën dhe vendin ku secili nga ne do të lindte (Veprat e Apostujve 17:26) dhe na dha personalitetin, talentet dhe dhuntitë tona shpirtërore. Pra, merreni në konsideratë atë që Zoti ka zgjedhur posaçërisht për ju dhe jini mirënjohës.
Zoti ka një plan për jetën tuaj. Shkrimi premton se pranimi i shtegut specifik që Ati ka për jetën tuaj do të sjellë kënaqësi dhe paqe (Fjalët e Urta 3:5-6).
Zoti adopton besimtarët në familjen e Tij. Pasi t’i përkisni Atij, asgjë nuk mund ta ndryshojë faktin që jeni i Tij (Gjoni 10:28).
Zoti fal kur ti rrëfen. Ndjesitë e trazirave të brendshme vijnë nga faji ose turpi për atë të keqe që keni bërë. Por kur rrëfeni mëkatin tuaj dhe ndryshoni drejtimin, Zoti ju fal. Atëherë ndërgjegjja juaj do të pastrohet (1 Gjonit 1:9).
Paqja është e arritshme kur kujtoni identitetin tuaj në Krishtin. Herën tjetër kur të ndiheni në ankth, ndaloni për një moment për t’u lutur dhe medituar mbi këto katër të vërteta. Heqja e fokusimit nga vetja dhe fokusimi tek Jezusi do t’ju ndihmojë, edhe nëse është e nevojshme të përsëritet proçesi periodikisht.