“Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit, por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.” (Psalmi 1:1–3)
George W. Truett, një pastor i njohur shumë vite më parë, u ftua për darkë në shtëpinë e një burri shumë të pasur në Dallas. Pas darkës, i zoti i shtëpisë e drejtoi atë në një vend ku mund të shihnin një pamje të këndshme të zonës përreth. Me gishtin drejtuar nga puset e naftës, të cilat vinin në pah peizazhin e vendit, ai tha me mburrje: “Njëzet e pesë vjet më parë, unë nuk kisha asgjë. Tani, të gjitha këto që ti i shikon, të gjitha janë të miat.” Duke parë në anën e kundërt të fushave të tij me drithëra, ai tha: “Të gjitha janë të miat.” Duke u kthyer nga lindja, drejt tufave të mëdha me bagëti, ai tha me mburrje: “Të gjitha këto janë të miat.” Më pas, duke treguar me gisht drejt perëndimit dhe një pylli të bukur, ai tha: “Edhe kjo është e gjitha e imja.” Ai ndaloi, duke pritur që Dr. Truett ta përgëzonte për suksesin e tij madhështor. Por Truett thjesht vendosi njërën dorë mbi shpatullën e burrit dhe dorën tjetër e drejtoi nga qielli, duke thënë: “Po në këtë drejtim, sa ke?’”
“Kam mbajtur shumë gjëra në duar dhe i kam humbur të gjitha ato. Por çdo gjë që kam vendosur në duart e Perëndisë, ende i zotëroj”- Martin Luther
Qëndrimi i materializmit
- Zotërimet tona na zotërojnë . . . skllavëri.
- Kënaqësia mund të gjendet në atë që kemi . . . pakënaqësi.
- Dëshirat duhet plotësuar menjëherë . . . padurimi.
- Mërzia pritet të vijë . . . mërzia.
- Ti ke të drejtën të kesh gjithçka dëshiron . . . mosmirënjohje.
- Pronat dhe njerëzit nuk duhen trajtuar me respekt . . . mospërfillje.
- Kënaqësitë duhen përmbushur . . . mospërmbushje.
Qëllimi i Perëndisë për të krishterin
- Të pasqyrojë karakterin e Krishtit (Romakëve 8:29)
- Të sundojë mbi botën materiale, jo të sundohet nga gjërat materiale (Zanafilla 1:26)
- T’i përgjigjet thirrjes së Perëndisë për përgjegjësi (Mateu 6:24)
- T’u tregojë të tjerëve fuqinë e Perëndisë (Veprat e Apostujve 1:8)
“Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka përcaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve.” (Romakëve 8:29)
Si të luftosh materializmin në një botë materiale
- Jeta është një jetë që përqendrohet në qëllimet e përjetshme të Perëndisë. (1 Timoteut 6:11)
- Zgjidh një mënyrë jetese, e cila nuk është vetëtoleruese. (2 Timoteut 3:2–5)
- Shmang varësinë ndaj borxhit joproduktiv (sende, të cilat nuk kanë shumë vlerë). (Mateu 6:33)
- Rezistoi tundimit për të mbledhur dhe për të mbajtur rezerva. (Jakobi 5:3)
- Mos merr përfitime financiare të një personi tjetër. (Psalmi 119:36)
- Mëso të jesh i kënaqur në pasuri ose në varfëri. (Filipianëve 4:12)
- Jep kontribute për të tjerët, vullnetarisht dhe me bujari. (2 Korintasve 9:5)
- Përdori zotërimet e tua për mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 6:19)
- Prano që Perëndia është Ai që zotëron dhe ka kontroll të plotë mbi gjithçka. (Malakia 3:8–10)
“Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet.” (Mateu 6:34)