Lajmi Fundit
prev next

Nëse shikojmë dhe dëgjojmë për mirësinë e Zotit, do e kuptojmë se Ai është i mirë  dhe se dashuria e Tij shkëlqen kudo.  Psalmi 31:19-24 

Kur çdo gjë në jetë na ecën mirë  e kemi të lehtë t’a lavdërojmë  Perëndinë, sepse mirësia e Tij është e dukshme kudo. Por t’i shikosh vështirësitë si shprehje e kujdesit të Tij është e vështirë. Në kohë të vështira, ne duhet t’i kujtojmë vetes pasazhin e sotëm, i cili na thotë se Zoti ka mirësi për ata që i besojnë dhe i binden Atij. Nëse e ndjeni se Ai është dashamirës vetëm kur rrethanat janë ashtu siç doni ju, atëherë e keni  keqkuptuar natyrën e Tij. Ata që e njohin karakterin e Tij mund të shohin mirësinë e Tij në çdo situatë.

Jo gjithmonë e kam kuptuar këtë të vërtetë. Kur u rrita, qëllimi im ishte të isha i bindur në mënyrë që Zoti të mos më bënte asgjë të keqe. Por situatat e vështira dhe të dhimbshme në jetën time më penguan të shihja qartë. Tani, ndërsa shikoj pas, shoh dashurinë dhe mençurinë e Tij se si i lejoi dhe përdori  ato sprova për të formuar karakterin tim.

Sot, kur Perëndia bën diçka që nuk më pëlqen, e derdh zemrën time para Tij. Pasi dëgjoj nga Ai, zemra ime mbushet me  mirënjohje dhe besim në atë që Ai është. Dhe atëherë jam i gatshëm të pranoj zgjedhjen e tij që është më e mira për jetën time.

Ne jetojmë nën çadrën e mirësisë së Zotit. Kur rrethanat dhe ndjenjat ju thonë të kundërtën, mbështetuni në atë që dini. Gjatë gjithë ditës, kërkoni për shenja të kujdesit të Tij të dashur. Ndërsa këndvështrimi juaj ndryshon, atëherë pavarësisht se në cilën rrugë do të ecni, do të jeni në gjendje të shihni mirësinë e Zotit.

Këndvështrimi biblik!
Për çfarë ka nevojë Zoti?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>