“Nëna ime gjithmonë më fliste për Zotin. Kisha një ide se Perëndia ishte i madh dhe i mirë por me kalimin e kohës pashë më shumë gjëra tragjike të ndodhnin në jetën time. Mendoj ky qe momenti kur fillova të dyshoja çdo gjë rreth jetës dhe Zotit.
Kush isha 10 vjeçe, njerku më mori nga shkolla dhe më dha lajmin se kushëriri ime Gelli kishte vdekur. Më kujtohet që u inatosa shumë dhe vendosa që nëse Zoti ishte i madh dhe i mirë, atëherë përse nuk e mbrojti kushëririn tim që ishte kaq i vogël dhe i mrekullueshëm. Ai ishte gazmor dhe i shkëlqyer, përse Perëndia nuk do ta mbronte nga njerku i tij që e rrahu për vdekje?
Të njëjtin vit kur kushëriri im vdiq fillova të mendoja për thellësinë e ligësisë në botë. Nuk doja të kisha fëmijë, do të ishte thjesht një njeri tjetër që do të vuante. Ky ishte viti kur qaja çdo natë para se të flija dhe reshta së besuari tek Perëndia. Nuk largohesha dot nga depresioni im, ndaj fillova të studioja besime të tjera, kishte ide interesante por në asnjë prej tyre nuk kishte shërim të prekshëm.
Më kujtohet që mendoja, jam e lodhur nga kjo dhimbje në zemër, jam e lodhur që fle në këtë gjendje, jam e lodhur të ndihem si një barrë. Jam e lodhur që nuk e di se pse jam gjallë. Më kujtohet nata që rrija në shtrat duke e ditur se të nesërmen do të kryeja vetëvrasje. Unë e dija që nuk do të jetoja më të nesërmen e asaj dite.
Ditën që planifikova vetëvrasjen, erdha nga shkolla, gjyshja ishte në shtëpi, kur në fakt nuk duhet te ishte. Ajo më pa dhe më tha, ‘Ka diçka që nuk shkon me ty, duhet të shkosh në kishë.’ I thashë, ‘Nuk shkoj në kishë në asnjë mënyrë,’ dhe ajo thërriste me zë të lartë dhe ne po ziheshim, por unë nuk doja ta dëgjoja më që të fliste ndaj i thashë, ‘Mirë do të shkoj’, me mendimin që pas kësaj do të vazhdoja planin që kisha nisur.
Shkova në kishë, u ula në një karrige diku nga fundi duke urryer çdo person brenda asaj dhome. Pastori filloi të fliste, e urreja atë më shumë se këdo tjetër. Ai tha, ka një frymë vetëvrasjeje në këtë dhomë, dhe në atë moment u rrëqetha dhe mendova, ‘Kjo duket shumë e çuditshme’. U ngrita dhe u drejtova për nga dera kur një burrë i thinjur më ndaloi dhe më tha, ‘Zoti do që unë të flas me ty. Ai do që ti ta dish se dhe pse nuk ke njohur një baba tokësor, Perëndia dëshiron të jetë një atë shumë më i mirë për ty se çdo baba tokësor. Perëndia e njeh dhimbjen e zemrës tënde. Ai të shikon ndërsa qan kur fle.’
Ideja më pushtoi, ai më tha, ‘Dëshiron që të lutem për ty, që Jezusi të marrë dhimbjen që ke në zemër?’ Ai vendosi duart në shpatullat e mia dhe filloi të lutej, ishte sikur Perëndia i universit u shfaq në atë çast përpara meje, dhe gjëja e parë që vura re, ishte se Perëndia ishte i shenjtë dhe i mirë dhe gjëja e dytë ishte që unë nuk isha aspak e shenjtë dhe e mirë.
Nëse Perëndia do të më kishte parë dhe do të kishte thënë, ‘largohu një herë e mirë’ do të kishte të drejtë, por në të njëjtën kohë që pata këtë ndjesi, përjetova se si ai më ftonte të përqafoja hirin, dhe dashurinë pa kushte. Ishte sikur Perëndia më thoshte, unë të dua. E di që je e lodhur me jetën, ndaj nëse më lejon unë do të bëj çdo gjë të re. Në zemër thashë, ‘Po! Kam nevojë për këtë! E dua, të lutem!’
Dhe kështu u zgjova të nesërmen duke ndjerë paqen dhe gëzimin që se kisha ndjerë kurrë më parë. Jezusi më shpëtoi jetën dhe kulmi i të gjithave, jetën e djalit tim dhe të bebes më të vogël që nuk do të ishte nëse Jezusi nuk do të kishte ndërhyrë të më shpëtonte.
Gjëja më mahnitëse është të mendosh se Jezusi, u bë mëkat, për mëkatin tim, për ato gjëra që unë kisha bërë ai u var në kryq dhe u gjakos i turpëruar, në mënyrë që unë të mos kisha kurrë turp për gjërat që unë kam bërë.
E vërteta është, se nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç Krishtit dhe asaj që ai ka bërë. Nuk ka jetë jashtë tij!”
Lacey Sturm dikur themeluese e grupit Flyleaf, është një ndër artistet më të mira të muzikës rrok alternative. Historinë e jetës së saj, ajo e ka shkruar dhe në librin me titull ‘The Reason’ (Arsyeja). Mbështetur në këtë libër ajo shkroi këngën me të njëjtin titull, një këngë lavdërimi për Perëndinë që është arsyeja pse jetojmë. Nëse ai është arsyeja, çfarë mund të justifikoje vetëvrasjen?
[iframe_video type=”youtube” id=”ETfq5k06pyM” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]