Çarls Spurgeon tregoi historinë se si, gjatë një stuhie të papritur, një grua një anije u tmerrua shumë. U tmrrua aq shumë saqë shkoi tek burri i saj, kapiteni i anijes, dhe duke qarë i tha: “Nuk e kuptoj se si mund të jesh kaq i qetë, kurse unë jam e tmerruar!”
Me qetësi burri mori shpatën e tij. E drejtoi drejt saj por ajo vetëm qeshi. Pastaj e pyeti: “Pse nuk ke frikë nga shpata? Ajo mund të të vrasë në më pak se një minutë.”
Gruaja e tij iu përgjigj: “Nuk kam frikë nga shpata që përdoret nga dora e burrit tim”.
“As unë nuk kam frikë nga një stuhi që është në dorën e Atit tim qiellor,” tha kapiteni.
Tek 2 Timoteut, Pali shkruan, “Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.” (2 Timoteut 1:7). Ky është i njëjti Pal që u vra me gurë dhe u la që të vdiste, që u rrah deri në vdekje dhe që u refuzua dhe u burgos. Megjithatë, ai shkroi:
Sepse, kur erdhëm në Maqedoni, mishi ynë nuk pati fare prehje, por u shtrënguam në të gjitha mënyrat: jashtë betejë, përbrenda frikë. Por Perëndia, që ngushëllon të pikë-lluarit, na ngushëlloi me ardhjen e Titit, dhe jo vetëm me ardhjen e tij, por edhe me ngushëllimin që ai pati prej jush. (2 Korintasve 7:5-7)
Siguria e prannisë së Perëndisë, ngrohtësia e fjalëve të Tij për ne dhe vizita dhe kujdesi nga miqtë janë si një gotë me ujë të freskët në një ditë të nxehtë vere. Dashuria e Zotit sjell shpresë në zemrën tonë.
Lutje: Zoti Jezus, kam nevojë për fjalët e tua inkurajuese sot. Bota po më shtyn, por e di që ti je në kontroll të plotë. Të falënderoj që dashuria jote e përsosur e dëbon frikën (1 Gjonit 4:18). Më ndihmo të jem një ngushëllim për të tjerët. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.
” Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.” (Psalmi 145:14).