Tematika e roleve brenda një martese mund të jetë një temë e hapur për debat të fortë. Megjithatë, Perëndia ka një plan të qartë për martesën. Ka role specifike si për burrin ashtu edhe për gruan.

Shumë çifte luftojnë në martesën e tyre sepse nuk arrijnë t’i zbatojnë parimet e Perëndisë në jetën dhe marrëdhëniet e tyre. Dhe kështu, e privojnë martesën e tyre nga bekimet e Zotit.

Fjala nënshtrim është bërë një fjalë shumë emocionale për shumë njerëz. Ne shpesh rezistojmë t’ia nënshtrojmë jetën njëri-tjetrit, sepse kemi frikë se do të lëndohemi. Megjithatë, kur i nënshtrohemi planit të Perëndisë, rezultati nuk është një vetëvlerësim i ulët, ashtu siç besojnë disa. Përkundrazi, ndjenja e dashurisë për partnerin dhe Zotin tonë shtohet akoma më shumë.

Sigurisht që, Jezus Krishti është modeli ynë për nënshtrimin hyjnor. Ai ia nënshtroi jetën e Tij planit të Perëndisë deri në atë pikë sa të duronte vdekjen në kryq. Ai i besoi Atit dhe i solli lavdi Perëndisë dhe botës shpëtimin.

Kur u bindemi urdhërimeve  të Perëndisë dhe e bazojmë planin tonë për martesën në Fjalën e Tij, jeta jonë transformohet dhe martesat tona forcohen. Ne mësojmë ta duam njëri-tjetrin ashtu siç na do Jezusi. Nënshtrimi nuk është më një çështje për t’u debatuar; është një gjë e natyrshme për t’u bërë. Pali shkruan:

Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin, duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju. (Kolosianëve 3:12-13)

A e nderoni bashkëshortin tuaj? A dëshironi t’i jeptni dashuri dhe  mbështetje në vend që ta rrëzoni? Kur nderoni njëri-tjetrin me dashurinë tuaj, ju me të vërtetë po nderoni Zotin.

Lutje: Jezus, faleminderit që na dhe një shembull të nënshtrimit dhe besimit tek Ati. Ia nënshtroj jetën dhe martesën time planit Tënd të mrekullueshëm, për shkak të dashurisë që ke për mua dhe bashkëshorten time. Në emër të Jezusit lutem. Amen.

me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,” (Efesianëve 4:2).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI