Dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua..- Ligji i Përtërirë 33 :25
Gjyshja ime Sala kishte thëniet e saj të mrekullueshme që më vijnë shpesh në mendje. Njëra prej tyre ishte “Mos i kërkoni telashet vetë”. Ashtu si fraza, jeto ditën, gjyshja do t’i kujtonte vetes (dhe mua) se asgjë nuk arrihet nëse përpiqesh të kujdesesh për të nesërmen e kështu me radhë , në mendjen tënde. Gjyshja i besoi Jezusit ku Ai thotë: “Mos u shqetësoni për të nesërmen… Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet” (Mateu 6:34).
Por është një gjë të thuash, “jetoni ditën”, dhe krejtësisht një gjë tjetër, ta jetosh atë. Nëse jeni një ndjekës i Jezusit, lajmi i mirë është se Jezusi është tashmë në të nesërmet tuaja. Në të gjitha ato. Dëgjoni fjalët e poetes, Annie Johnson Flint:
Ditë pas dite dhe dita e Tij është;
Çdo orë e numëruar, megjithëse shpejt apo vonë.
Hiri i tij na mjafton;
Vetëm nuk ecim më;
si ditën, ashtu dhe nga forca e Tij na ka dhënë.”
Po, Zoti na premton, se forca jonë do të vazhdojë sa ditët tona! (Ligji i përtërirë 33:25). Ndoshta sapo keni filluar me përgjegjësitë e jetës dhe shqetësoheni se nuk do të bëni karrierë. Ose ndoshta jeni në një sezon të jetës suaj ku po shihni se si trupi juaj po tretet. Kur zgjedhim të qëndrojmë sot, po besojmë atë që Perëndia thotë. Ne po jetojmë sipas Fjalëve të Urta 3:5 duke i besuar Perëndisë me gjithë zemër dhe duke mos u përpjekur t’i kuptojmë gjërat me kuptueshmërinë tonë, shumë të kufizuar.
Jezusi do t’ju takojë në të nesërmet tuaja me gjithçka që ju nevojitet.