Lajmi Fundit
prev next

Pastaj u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron“;- Luka 12:15

Edhe sa gjëra të duhen? Edhe nëse nuk e konsideroni veten të pasur, a keni menduar për këtë pyetje dhe mwnyrwn tuaj të jetesës? Çfarë ju sjell kënaqësi? Nëse keni marrë atë që donit, sa kohë zgjati kënaqësia?.

Disa gjëra, sidomos pasuritë, kanë vlera të qëndrueshme. Megjithatë, shpesh përqafojmë idenë se “sa më shumë aq më mirë”,  dhe as e vëmë në dyshim. Kjo  ide shtrembëron prioritetet tona deri në atë  pikë ku idealet tona vihen në kundërshtim të madh me realitetin. E duam aq shumë pasurinë, pa e kuptuar se sa shpejt ajo na robëron.

Një i ri i pasur e pyeti Jezusin se si të trashëgonte jetën e përjetshme. Jezusi i tha: “Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq”. (Luka 18:22). Përgjigja interesante kulturore e sotme ndaj konsumit të tepruar është tendenca e minimalizmit. Minimalizmi vë  në pah kuptimin e gjërë të materialit dhe ndihmon njerëzit të heqin dorë nga teprica, duke u fokusuar diku tjetër.

Paraja nuk është e keqe në thelb, por rreziku i saj qëndron në faktin se mund  të bëhet Zot në jetën tonë. Nuk mund t’i shërbejmë Perëndisë dhe parasë (Mateu 6:24). G.K. Chesterton shkroi, “Ka dy mënyra për të pasur mjaftueshëm: Njëra është të vazhdosh të mbledhësh gjithnjë e më shumë. Tjetra është të dëshirosh gjithnjë e më pak.” Kur dëshira jonë është për drejtësi  dhe jo pasuri, shpëtojmë nga skllavëria e parasë dhe gjejmë plotësi në të njëjtën kohë.

Vizitat surprizë
Personat me aftësi ndryshe, a po bëj mjaftueshëm për ta?

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>