Lajmi Fundit
prev next

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Kuvendit lidhur me ftesën për tu paraqitur në seancë dëgjimore në Komisionin për shkarkimin e tij. Meta sqaron përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të gjitha arsyet pse Komisioni Hetimor Parlamentar nuk mund të marrë vendim për shkarkimin e tij. Mes të tjerash, në letër, Kreu i Shtetit përmend edhe faktin që ky Kuvend nuk ka opozitë, një tjetër arsye që, sipas tij, e bën jo legjitim për të kryer veprimtari hetimore. Ai thekson mes të tjerash se “Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”. Në fjalën e tij anëtari i Komisionit Spartak Braho u ndaj tek argument i dhënë nga presidenti për ilegjimitetin e parlamentit aktual. Braho e cilësoi këtë një puç shteti nga ana e Presidentit, pasi sipas tij kreu i shtetit nuk njeh republikën parlamentare.

BB: Mbi 10 % e vdekjeve në 2019-ën si pasojë e ndotjes së ajrit
Ambasada amerikane në Kosovë, përgëzon autoritetet kosovare

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>