Një grua shkoi tek fotografi. Kur u kthye pas disa ditësh, ajo ngeli e zhgënjyer nga fotografitë që ishin shkrepur . Ajo tha “Zotëri, këto fotografi nuk më hyjnë në punë. Kjo është padrejtësi.” Fotografi u përgjigj “ Zonjë, ju nuk keni nevojë për drejtësi, por për mëshirë.” Ne mund të qeshim me këtë histori. Në fakt jemi të gjithë në të njëjtin pozicion. Asnjëri nga ne nuk është i përsosur. Ne kemi nevojë për mëshirë, jo për drejtësi. Zoti është burimi ku mund të gjejmë mëshirën. Bibla thotë, “Zoti është plot mëshirë e dhembshuri.” ( Jakobi 5:11)
Mëshira e Perëndisë tregon dhembshurinë së Tij, keqardhjen dhe dashamirësinë që ka për ne. Ai ndihmon njerëzit që kalojnë vështirësi dhe vuajtje të mëdha. Ne nuk e meritojmë atë çfarë Zoti jep. Ai dha Veten e Tij, që të ndihmojë njerëzit që kanë rënë poshtë.
Nëse ndjen se mëkati yt është shumë i madh për t’u falur nga Perëndia, merr zemër ! Psalmisti ka shkruar,“ I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë që fal bujarisht.” ( Isaia 55:7)
Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën. ( Fjalët e Urta 28:13). Ky është një premtim!
Dëgjoni përshkrimin e Perëndisë sonë: “Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë. Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona. ( Psalmi 103:8-10)
Lajmi i mirë është se unë dhe ti mund ta gjejmë mëshirën e Zotit sa herë që na nevojitet. “Le t`i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje” ( Hebrenjtë 4:16)