Lajmi Fundit
prev next

Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme ( në mënyrë sipërfaqësore, nga çfarë sheh), por gjykoni një gjykim të drejtë! ( GJONI 7:24)

Vargu për sot është shumë i qartë, një fjalë specifike nga Perëndia për ne. Ai na thotë ne të mos i gjykojmë njerëzit në mënyrë sipërfaqësore ose nga pamja e jashtme.

Për vite unë isha ai lloj personi që bëja gjykime të nxituara. Perëndia punoi seriozisht me mua shumë herë, dhe më në fund unë e kuptova rrezikun e gjykimeve të shpejta dhe sipërfaqësore.

Përpara se t’i gjykojmë njerëzit, ne duhet të marrim kohë për t’i njohur ata se cilët janë në të vërtetë. Përndryshe, (1) ne mund të miratojmë dikë sepse shfaqet të jetë diçka, kur në fakt nuk është; ose (2) ne mund të mos miratojmë dikë për shkak të ndonjë pamjeje ose veprimi të jashtëm, kur ai individ është në të vërtetë një person i mrekullueshëm brenda.

Të gjithë kemi veçoritë tona të vogla, veprimet, sjelljet dhe mënyrat tona të vogla të çuditshme që nuk kuptohen lehtë nga të tjerët. Vetë Zoti nuk gjykon nga pamja dhe ne duhet të ndjekim shembullin e Tij.

Davidi nuk do të zgjidhej kurrë mbret nëse njerëzit do ta gjykonin në mënyrë sipërfaqësore. Madje edhe familja e tij e shpërfillte atë. Por Perëndia pa zemrën e Davidit, zemrën e një bariu. Perëndia pa një adhurues, dikush që kishte zemrën për Të, dikush që ishte i përulur dhe i punueshëm në dorën e Tij. Këto janë cilësitë që Perëndia vlerëson, por ato nuk janë gjithmonë të dukshme me një shikim.

Unë ju inkurajoj të kërkoni Perëndinë dhe të lejoni Frymën e Shenjtë t’ju flasë për njerëzit. Ai i njeh zemrat e tyre dhe Ai do t’ju thotë nëse duhet të jeni të kujdesshëm apo të kini marrëdhënie me ta. Besojini Atij, dhe jo gjykimit tuaj, që t’ju drejtojë ndërsa përpiqeni të njihni më mirë njerëzit dhe zhvilloni marrëdhëniet.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kini të njëjtin qëndrim ndaj të tjerëve, ashtu siç dëshironi që ata ta kenë ndaj jush.

Dashuri Xheloze
Vetëkontroll, Jo Vetëkënaqësi

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>