Mëkati në kishë i ndikon të gjithë!

Mëkati në kishë nuk ka të bëjë vetëm me mëkatarin; prek të gjithë. Korintasit kishin një mëkatar të papenduar në mesin e tyre dhe në vend që të merreshin me mëkatin, ata po e toleronin atë (shihni 1 Korintasve 5:1-2). Madje Pali thotë se ata “mburreshin” për këtë gjë (v. 6)! Mëkati i këtij personi po ndryshonte të gjithë kishën; në krenari e sipër, ata po e quanin “të mirë” atë që Perëndia e quajti “të keqe”.

Pali e krahason mëkatin në kishë me majanë në brumë. Tek Eksodi, kur izraelitët po largoheshin nga Egjipti, Perëndia u tha të mos i hidhni maja bukës së tyre—nuk kishte kohë sepse shpëtimi i tyre po vinte shpejt. Edhe tani, gjatë kohës së Pashkës, shumë hebrenj ortodoksë nuk e përdorin majanë. Është një ritual simbolik: Majaja përfaqëson mënyrën e vjetër të jetës nën skllavëri. Të krishterët e korintasit nuk kanë qënë kurrë skllevër në Egjipt, por dikur ishin skllevër të mëkatit – derisa Krishti i çliroi. Kjo është arsyeja pse Pali u tha atyre që të hiqnin qafë “majanë”, mëkatin në mesin e tyre.

Aq seriozisht Pali donte që këta besimtarë të trajtonin mëkatin, saqë ai dëshironte që ata të mos shoqëroheshin apo as të hanin një vakt me mëkatarët e papenduar në kishë (shihni 1 Korintasve 5:9, 11). Të krishterët duhet ta shohin mëkatin ashtu siç është – rruga drejt skllavërisë dhe vdekjes – në mënyrë që të kapemi  fort pas Krishtit, dhe të refuzojmë me përulësi mëkatin për të jetuar në lirinë që Ai ka fituar për ne.

Lutje: Zot, më ndihmo ta shoh mëkatin në jetën time, të pendohem për të, dhe të kujtoj që më ke blerë me gjakun e Krishtit. Më ndihmo të eci me përulësi drejt Teje në drejtësi. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

“Mburrja juaj nuk është e mirë. A nuk e dini se pak maja e mbrun gjithë brumin?” (1 Korintasve 5:6).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI