Masa e dashurisë sonë

Ne nuk i bindemi Perëndisë për ti treguar dashurinë tonë, por nga dashuria për Atë, duam t’i bindemi Atij gjithnjë e më shumë.

Gjoni 14:15-24

Është e lehtë të thuash se e duam Zotin, por a tregojnë veprat tuaja se e doni Atë? Një fjalë e urtë popullore  thotë: Veprat flasin më shumë se fjalët.

Masa e dashurisë sonë është bindja ndaj urdhërimeve dhe parimeve të Perëndisë. Në fakt, Jezusi e theksoi pikërisht këtë gjë tre herë në pasazhin e sotëm (v. 15, 21, 23). Ky nuk ishte një koncept i ri për dishepujt. Ata i njihnin shkrimet rreth  dashurisë dhe bindjes (Nehemia 1:5; Danieli 9:4). Në fakt, Perëndia ka theksuar gjithmonë se mënyra për të treguar përkushtimin tonë është duke bërë atë që thotë Ai (Ligji i Përtërirë 8:11; Ligji i Përtërirë 10:12; Ligji i Përtërirë 13:3-4).

Përkushtimi me gjysmë zemre mund të duket i mirë për të tjerët, por Zoti e di  mirë ndryshimin. Një predikues mund të predikojë një mijë predikime pa e dashur Zotin. Dhe si besimtarë, mund të ngremë duart në adhurim, të mbështesim misionet dhe të themi fjalët e duhura. Por nëse nuk i ndjekim urdhërimet nga Fjala e Perëndisë, gjëja më e madhe që po i tregojmë Atij është dashuria e vakët. Veprat nuk vërtetojnë asgjë. Të duash Zotin do të thotë t’i bindesh Atij.

Prandaj, me urtësi le të ndjekim udhëzimet e Zotit drejtuar Jozueut – domethënë, të meditojmë mbi Shkrimin ditë e natë (Jozueu 1:8). Leximi i përditshëm nga Bibla na ndihmon të bindemi—kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar besnikë dhe për t’i treguar Atit dashurinë tonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI