Martesa dhe Kisha!

Efesianëve, kapitulli 5, është konluzioni i Palit për martesën. Ai thotë: “Ky mister i martesës është i madh.” Unë them se i referohet krishtit në kishë. Pastaj, në vargun 33, ai thotë: “Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin.”

Këto vargje, na kujtojnë se martesa u krijua nga Perëndia, që nga fillimi, për një qëllim. Kur Perëndia bashkoi burrin dhe gruan në martesë, Ai po i jepte botës një pamje të Krishtit dhe kishës. Në dashurinë e një burri për gruan e tij, dhe sakrificës së një burri në shërbin ndaj gruas së tij, Ai i tregon botës se si krishti e deshi gruan e Tij, kishën dhe se si Krishti e dha veten e Tij si një shërbëtor për kishën.

Pastaj, në respektin dhe dashurinë e gruas për bashkëshortin e saj, duke ndjekur udhëheqjen e tij, bota do të shohë një pamje të mënyrës se si kisha ndjek Krishtin, se si kisha me kënaqësi i nënshtrohet Krishtit dhe udhëheqjes së Tij të mrekullueshme. Kjo pamje e martesës, nuk është trajtohet me respekt në ditët e sotme. Ne të gjithë, duhet të jemi më të zellshëm dhe të sigurohemi që kjo pamje e Krishtit dhe e kishës, të jetë e qartë në martesat tona.

 Le të lutemi për këtë. Perëndi, lutemi për bashkëshortët. Ne lutemi të na ndihmosh që të shfaqim dashurinë e Krishtit për kishën, në mënyrën se si i duam gratë tona. Zot, na ndihmo të vëmë jetën tonë në shërbim të tyre, duke i ndërtuar ato, duke i inkurajuar, duke i ndihmuar të rriten në bukuri, sipas Fjalës tënde. Ne lutemi që Ti të na ndihmosh t’i duam gratë tona sic duhet t’i duam dhe t’i tregojmë botës, se sa shumë Krishti e deshi kishën.

Zot, ne lutemi për bashkëshortet. Lutemi që t’i ndihmosh bashkëshortet që, ashtu sic thotë Efesianëve 5, t’i respektojnë bashkëshortët e tyre dhe me dëshirë dhe kënaqësi, të ndjekin udhëheqjen e tyre të dashur. Zot, ne lutemi që bashkëshortet të shfaqin një pamje të dashurisë së kishës për Krishtin, respektit për Krishtin, dëshirës për të ndjekur Krishtin, në martesën e tyre. Perëndi, ne lutemi për martesën në ditët e sotme. Lutemi, duke e ditur se Ti e krijove martesën që nga dita e parë, për të qenë një shfaqje e dashurisë Tënde në botë, për të qenë një shpalosje e Ungjillit në botë.

Ne lutemi që Ti të na ndihmosh të shfaqim dashurinë Tënde. Na ndihmo të shfaqim Ungjillin në martesën tonë, sot dhe cdo ditë. Perëndi, ne lutemi që Ungjilli të jetë i qartë tek bashkëshortët dhe tek bashkëshortet, dhe në marrëdhënien tonë me njëri-tjetrin. Në emër të Jezusit ne lutemi, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI