UDHËHEQËSIT, KOMBET DHE PERËNDIA i fton lexuesit në një udhëtim gjashtëjavor për të studiuar mesazhin e Biblës për kombet në mbarë botën, për udhëheqësit e tyre dhe për besimtarët që janë qytetarë të tyre. Duke u fokusuar në historinë biblike të Izraelit, por edhe të Shteteve të Bashkuara, lexuesit do të zbulojnë natyrën e udhëheqësit të vërtetë e besnik dhe pasojat e kompromisit të tij, si dhe llojet e kombeve që Perëndia mund të bekojë. Marta E. Greenman i ndihmon lexuesit të kuptojnë se si gjejnë zbatim parimet biblike tek kombet dhe individët. Duke shtruar pyetje dhe duke u dhënë përgjigje, shtigjet e ecjes me përulësi të individëve dhe kombeve bëhen më të qarta.
Çdo ditë studimi nis duke i nxitur lexuesit të shkruajnë lutjet e tyre para se të fillojnë të studiojnë historinë biblike të Izraelit dhe/ose të Shteteve të Bashkuara. Nëpërmjet hulumtimit të Shkrimit, lexuesit arrijnë të kuptojnë idealin e Perëndisë për kombet dhe udhëheqësit. Pyetjet rrëmojnë thellë tek mësimet nga Bibla, historia dhe ndikimet e tyre në jetën e çdo individi. Çdo ditë studimi përmban “Pyetje për reflektim” dhe në fund, mbyllet me lutje.
Nëse doni të mësoni se cili është vullneti i Perëndisë për kombet dhe individët, nëse pyesni veten se si mund të duket bindja biblike në jetën tuaj, atëherë "Udhëheqësit, kombet dhe Perëndia" do të përmbushë nevojën tuaj për një studim të rrënjosur tek Bibla dhe të fokusuar në dëshirat e Perëndisë për popullin e Tij.