Le të jemi hir- dhënës!

Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.- Fjalët e Urta 15 : 1

Nëse keni fëmijë apo nipër e mbesa, e dini me siguri se janë shumë të pavëmendshëm ndaj rrëmujës që krijojnë. Mikja  ime Ming më tregoi  një ditë se një nga gjërat më bezdisëse për të është t’u kujtojë vazhdimisht fëmijëve të saj që të përkulen mbi tasat e tyre kur hanë. Ming dëshiron t’i trajnojë ata që të mos e shpërdorojnë ushqimin dhe të mos hapin më shumë punë për të tjerët nga pakujdesia e tyre. Dhe më tha se ua thotë kaq shpesh këtë gjë, saqë u duket e ashpër.

Një pasdite, Ming aksidentalisht derdhi një tas me makarona në dysheme. Dhe e bëri të mendojë se si do të kishte reaguar nëse një nga fëmijët e saj do të kishte bërë të njëjtën gjë. Djali i Ming-ut e pa aksidentin dhe fillimisht u befasua, por më pas kontrolloi nënën e tij për t’u siguruar nëse ajo ishte mirë. Ishte një reagim me zemër butësi. Kjo gjë e bëri Ming-un të mendojë se sa shpesh vajza e saj reagonte ashpër qoftë me veten kur bënte ndonjë gabim qoftë me vëllain e saj kur ai gabonte. Me shumë mundësi ajo e kishte mësuar këtë  gjë nga nëna e saj.

Është e dhimbshme të kuptojmë se po ua përcjellim sjelljet tona më të këqija fëmijëve tanë. Ashtu si Perëndia na ofron hir, edhe ne mund ti japim hir vetes dhe fëmijëve tanë kur ndonjëri prej nesh gabon. Ming-u vendosi të tregohej më e butë ndaj çdo aksidenti apo sjellje jo të mirë të fëmijëve të saj. Nuk ishte tepër vonë për t’i mësuar vajzës së saj se aksidentet ndodhin dhe butësia është gjithmonë reagimi më mi mirë dhe jo zemërimi.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI