Kurrë nuk është tepër vonë!

Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë për pendim. Luka 15:7

A keni qenë ndonjëherë në oqean me një varkë të vogël pa një busull apo GPS dhe një mjegull e dendur e ka mbuluar varkën tuaj dhe ju nuk e dinit se në cilin drejtim ishte porti?

Ose ndoshta keni pasur një experiencë si e imja, isha lart në një mal kur filloi një stuhi dhe dëbora e shumtë mbuloi gjurmët e mia që më drejtonin te makina. Në fillim më zuri paniku duke menduar se çdo vit njerëzit që humbasin duke u endur nëpër dëborë ngrijnë deri sa vdesin, duke mos ditur si të shkojnë në një vend të sigurt.

Tani mendoni te jeni të humbur në kuptimin e asaj që Jezusi tha: “Unë kam ardhur për të kërkuar dhe për të shpëtuar atë që është e humbur.”

Kapiteni i dalë në pension Chaplain Glenn Brown ishte në bordin e një anijeje kur rreth mesnatës ra alarmi se një njeri kishte rënë në oqean. Por një anije e rëndë si nuk mund të kthehej aq lehtë si një varkë e vogël në liqen. Anijes së madhe iu desh rreth 1 kilometër për të bërë një kthesë 180 gradë dhe të kthehej në drejtimin prej nga kishte ardhur.  Drita e anijes po skanonte oqeanin e errët për të gjetur marinarin e humbur.

Më në fund dikush thirri: “Ja ku është!”. Marinari i humbur u gjet. Kapiteni shkoi për të folur me djalin që dridhej nga të ftohtët, i frikësuar deri në palcë nga eksperienca që kaloi. I mbështjellë me batanije, djaloshi tregoi se kishte qenë në cep të anijes kur kishte humbur ekuilibrin dhe kishte rënë në ujë. Ai tha se kishte notuar aq shpejt sa mundej por distance midis tij dhe anijes bëhej gjithnjë e më e madhe, ai e dinte se kishte humbur dhe u përpoq të shpjegonte ndjesinë e tmerrshme të mbytjes që ndjente në stomak.

Pastaj ai tha se në distance pa dritën e anijes të kthehej dhe tha: “E dija se ata po më kërkonin.” Ai u përpoq të shpjegonte gëzimin që ndjeu kur e dinte se do të shpëtonte.”

Kohan a lejon edhe një histori të shkurtër të vërtetë. Misionarët Koni dhe Riçard Smith ishin duke punuar me një fis Indianësh, por nuk po bënin shumë përparim sepse mjeku i tyre magjistar e kundërshtonte punën e tyre, duke menduar se nëse njerëzit do të bëheshin të krishterë, ai do ta humbiste ndikimin e tij. Por më pas plaku magjistar u sëmur dhe i thirri misionarët për t’i dhënë atij ilaçe. Duke e ditur se asnjë ilaç nuk do të mund ta shpëtonte burrin e moshuar, misionarët e dërguan atë me aeroplan në bogota. As doktorët nuk mundën ta shpëtonin burrin e moshuar. Koni u përpoq ta ndihmonte burrin e moshuar të pajtohej me Perëndinë por ai vetëm tundi kokën dhe tha: “Shumë vonë, Koni, shumë vonë.” Më vonë ajo tha: “Nuk do t’ju duhet kurrë të më bindni se ka një ferr; unë e pashë atë në fytyrën e këtij burri të moshuar ndërsa ai po vdiste.” Për të, ishte shumë vonë.

Pali i tha rojarit të burgut në Filipi: “Beso në Zotin Jezus Krisht, dhe do të shpëtohesh… .” Kjo është ende e vërtetë edhe sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI